Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
BRITANI E MADHE– Organizata “Kayav – Kosovar Albanian Youth Against Violence”, kanë folur në Parlamentin e Britanisë së madhe për dhunës ndaj gruas si dhe për dhunën seksuale si mjet lufte.
Gratë pjesëmarrëse të kësaj organizate që kanë diskutuar për çështjen e gruas në ambientet e parlamentit britanik, kanë folur edhe para Julie Ward, ish-parlamentare e BE-së dhe ideatore e kampanjës “1 Billion Rising”.
Ndër të tjera ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur me ftesën dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet që për të u cilësua si shumë i rëndësishëm.
“Shumë e lumtur që marr pjesë në këtë ngjarje aq të rëndësishme dhe falenderoj KAYAV-in për organizimin të këtij eventi në Parlamentin britanik, në prezencë të parlamentarëve dhe të aktivistëve për të drejta të grave, dhe shpresoj sa më shumë të promovohet arti si mjet komunikimi për gratë e stigmatizuara, siç është dhuna seksuale si mjet i luftës, si rasti i 20,000 të mbijetuarave të dhunës seksuale nga forcat serbe, gjatë vitit 98/99 në Kosovë.”- u shpreh Ward.
Ndërkohë drejtoresha e KAYAV, Rema Duli në fjalën e saj në këtë aktivitet, falenderoi përzemërsisht Martin Vickers, deputetin britanik në krye të Grupit Parlamentar për çështje të Kosovës.
“Për komunitetin shqipfolës në Londër, kjo ngjarje do të thotë se kemi hapësirë të sigurt ku mund të zhvillojmë çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhunës në familje, punë, shkollë dhe shoqëri. Sot duam të ngremë zërin kundër stigmës, tabusë rreth temës së dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne si nëna duhet të fillojmë të flasim me fëmijët tanë, të thyejmë stigmën përreth të gjitha formave të dhunës; në familje, në marrëdhënie, dhunës seksuale. Vajzat duhet të mësojnë nga një moshë e re, dhuna e të gjitha formave nuk lejohet assesi, dhe dhunuesi duhet të raportohet dhe të denoncohet. Djemtë duhet të edukohen që nuk ka të drejtë ta dhunojë gruan, ajo ka përkrahjen dhe fuqinë nga shteti dhe shoqëria. Nuk është marre ta lajmërosh dhunën! Marre është të jesh dhunues! Nuk guxojmë të lejojmë dhunuesit të fitojnë.”- tha Duli.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- Koronavirusi ka “goditur” edhe qendrat e shërbimit të emigrantëve, ku dhjetra e dhjetra qytetarë të huaj shkojnë për lejet e qëndrimit.Gjithë këto qendra...
BRITANI E MADHE- Në Britani numri i të infektuarve po shtohet gjithmonë e më shumë, ku tashmë në mesin e të sëmurëve nuk janë vetëm qytetarë të thjeshtë por edh...
ITALI– Christian Salaroli, një mjek në Bergamo ka dhënë një intervistë për Corriere, duke folur për situatën delikate që është krijuar për shkak të koronavirusi...
KINË– Koronavirusi është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, ku çdo ditë numri i viktimave dhe të infektuarve rritet, duke krijuar panik tek pop...
ITALI– Kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro u përlot gjatë një video që transmetoi drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku dukej se po ecte në rrugët e boshatisu...
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson duhet të bëjë testin për koronavirus. Kjo pasi ministrja e tij e Shëndetësisë, Nadine Dorries ka rezultua...
ITALI– Plani i reagimit të emergjencës për koronavirusin është në rritje. Këshilli i Ministrave në Itali ka akorduar 25 miliardë euro për të përballuar situatë...
BELGJIKË– Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë ka konfirmuar edhe viktimën e parë nga koronavirusi, lajm ky që ka krijuar panik tek pjesa tjetër e popullsi...
SERBI– Koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ku çdo ditë e më tepër rriten rastet e reja dhe numri i viktimave.Edhe në Serbi ka shkuar në 12 numri ...
Itali- Pamje rrëqethëse nga qytetet italiane, sheshet kryesore, rrugët, stacionet e trenave dhe autobusëve janë bosh, pasi njerëzit janë izoluar për shkak të pë...