Sport

Dortmundi shkatërron Paderbornin, Sancho shkëlqen me tripletë

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë u pa furia e miqve
Featured image of article: Dortmundi shkatërron Paderbornin, Sancho shkëlqen me tripletë Jadon Sancho

Borussia Dortmundi sot shkatërroi 6-1 Paderbornin në kampionatin gjerman. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë nisi dhe furia e miqve.

Vedhezinjtë shënuan fillimisht me Hazardin. Belgu hapi ndeshjen në minutën e 54′. Nuk e kishte të vështirë të përcillte topin në rrjetë, pasi sfera mbeti në zonë për 0-1. Tre minuta më vonë ishte Sancho që dyfishoi 3 minuta më vonë she shfaqi një mesazh kundër racizmit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendasit ngushtuan diferencën me një penallti të dyshimtë në të 72′ me Heuneimier, por sërish Sancho nuk fali për 1-3. Goli i bukur i anglezit vulosi gjithçka, pasi ekipi mik nuk ndaloi më së shënuari, Hakimi, Schmelzer dhe Sancho vulosën gjithçka për 1-6. Talenti anglez rikthehet në formacion me një tripletë të tij duke heshtur kritikat.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment