Sport

Dortmundi ndërron mendje, firmos që tani me mesfushorin e Gjermanisë

Kontrata e re e gjermanit parashikon firmën deri në vitin 2024 me BVB
Featured image of article: Dortmundi ndërron mendje, firmos që tani me mesfushorin e Gjermanisë Tribunat në stadiumin e Dortmundit

Borussia Dortmund ka vendosur të blejë përfundimisht mesfushorin Emre Can. Klubi verdhezi kishte mundësinë të priste fundin e sezonit, por janë bindur shumë shpejt për aftësitë e lojtarit të kombëtares gjermane.

Verdhezinjtë nuk do të bëjnë prapakthehu, kështu që huazimi do të kthehet në blerje përfundimtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontrata e re e mesfushorit parashikon firmën e tij deri në vitin 2024 me BVB-në. Can së fundmi shënoi një supergol në sfidën ndaj Bayer Leverkusen-it, ish-skuadra e tij.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment