Sport

Dortmundi i befason të gjithë, së shpejti debuton një 15-vjeçar

Moukokon ka shënuar 31 gola për Dortmundin U-17 në 18 paraqitje
Featured image of article: Dortmundi i befason të gjithë, së shpejti debuton një 15-vjeçar Youssoufa Moukokon

Lucien Favre do të bëjë një gjë të pazakontë me Dortmundin.

Ai ka menduar të grumbullojë në skuadër 15-vjeçarin Youssoufa Moukokon. Djaloshi ka shkëlqyer me ekipet e moshave dhe ka bindur edhe me kombëtaret e niveleve të ndryshme të Gjermanisë.

Moukokon ka shënuar 31 gola për Dortmundin U-17 në 18 paraqitje. Lojtari po vazhdon të shkëlqejë dhe deri më tani ka shënuar 50 gola në 28 ndeshje me grupmoshën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky djalë mund të thyejë çdo rekord, edhe pse në Dortmund luajnë talente të jashtëzakonshëm si Haaland dhe Sancho. Pritet që të luajë së shpejti me ekipin e parë.

M.P. / Dosja.al

 

Shto Koment