Sport

Dorëzohet Camarata: “Duhet të dilnim me pikë, mbijetesën nuk e arrijmë dot më”

Trajneri italian i Apolonisë është shprehur i zhgënjyer nga shifrat e takimit përballë Laçit, pasi sipas tij, ekipi që ai drejton meritonte të merrte pikë në bazë të lojës së treguar
Featured image of article: Dorëzohet Camarata: “Duhet të dilnim me pikë, mbijetesën nuk e arrijmë dot më”
Përditësuar:

FIER – Trajneri i Apolonisë, Fabrizio Cammarata u shfaq mjaft i zhgënjyer që skuadra e tij doli pa pikë nga një ndeshje e interpretuar mirë ndaj Laçit, teksa pranoi se mbijetesa është mision i pamundur për ekipin fierak.

Sa i zhgënjyer jeni për këtë humbje, pas një loje të mirë?
Më vjen keq mirë, pasi në pjesën e parë e vumë në vështirësi Laçin dhe bëmë një ndeshje të mirë. Kemi pasur mundësi, luajtën ndaj një skuadre si Laçi, rastet e krijuara duhet t’i kthenim në gol, por kështu e ka futbolli.

A besoni ende te mbijetesa?
Është e vështirë, pasi matematika ende na mban në lojës, por të jem i sinqertë është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur. Ju kërkojë lojtarëve që të luajnë gjithmonë siç luajtën sot, të japin maksimumin. Mund të bëjnë më mirë dhe shpresoj që të bëjnë më mirë në ndeshjet që kanë mbetur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si do t’i motivoni lojtarët për ndeshjet e mbetura?
Lojtarët janë profesionistë dhe duhet ta gjejnë motivimin. Kanë përpara karrierën, pasi janë të rinj dhe për sa kohë të jem unë këtu, do të kërkoj që të japin maksimumin, për të parë diçka të re në karrierën e tyre. Pas humbjes së thellë ndaj Vllaznisë, skuadra është shfaqur shumë e disiplinuar taktikisht… Skuadra është gjithmonë kompakte, pasi kemi patur një ndeshje kur patëm një shthurje totale, ndaj Vllaznisë. I kam kërkuar lojtarëve që të jenë kompaktë, se vetëm ashtu mund të fitojmë apo të marrim barazim. Nëse luajmë secili në hesapin e tij, është e vështirë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment