Politike

Dorëheqja e opozitës, Bushati në Shkodër: Puna në Parlament vijon, nuk na intereson klima e tensionuar (Video)

Ditmir Bushati u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë.

Shkoder– Ish-ministri Ditmir Bushati ka qenë i pranishëm në Shkodër ditën e sotm ku u zhvillua asambleja e Partisë Socialiste. Si fillim fjalën e mbajti ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili foli për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme.

Më pas, Ditmir Bushati u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë.

“Parlamenti është legjitim dhe ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Opozita tashme dihet që nuk është në rrugën e duhur. Kemi qartësi për çfarë duam të bejmë në Shqipëri. Nuk na intereson klima e tensionuar, por dialogu që duhet të funksionojë në bazë të parimeve demokratike. Zgjedhjet e 2017 u certefikuan nga OSBE ODIHR dhe zgjedhjet u bënë edhe me perfaqesues të PD dhe LSI, dhe të thuash pas 18 muajsh që parlamenti nuk është legjitim, kjo nuk përbën sens,”– tha ish-ministri Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej vijoi Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi. Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment