Politike

Dorëheqja e Kurz/ Deputeti socialist mesazh të koduar Ramës? Velaj: Nuk erdhi për karrigen e tij

Velaj me anë të një statusi në rrjetet sociale publikoi vendimin e kancelarit austriak që vendosi të japë dorëheqjen.
Featured image of article: Dorëheqja e Kurz/ Deputeti socialist mesazh të koduar Ramës? Velaj: Nuk erdhi për karrigen e tij Kryeministri Edi Rama, Sebastian Kurz dhe Fate Velaj

TIRANË– Kancelari austriak Sebastian Kurz dha dorëheqjen dhe një nga personat e parë që e publikoi këtë lajm në rrjetet sociale ishte deputeti socialist i Vlorës, Fate Velaj.

Velaj shkruan se Kurz nuk ka ardhur në pushtet për karrigen e tij.

 “…Une nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrine por, une nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situate prandaj, sot jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme,”- shprehet Velaj në rreshta.

A është ky si një mesazh i fshehtë për kryeministrin Edi Rama?

Shqipëria është në një situatë ku Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe e akuzon atë për blerje votash në zgjedhjet e 2017-s.

Shkak për dorëheqjen e Kurz është bërë videoskandali i korruspsionit të zëvendësit të tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen paraditen e sotme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në video skandal shfaqej zv/kancelari me një manjate ruse, të cilët bënin pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017.

Kurse në Shqipëri Prokuroria zoton “Dosjen 339” që sipas Partisë Demokratike fshihen përgjime që implikojnë kryeministrin Edi Rama dhe shumë eksponentë të Partisë Spcialiste në blerje votash, në bashkëpunim me bandat.

Gjithsesi deri më tani hetimet nuk kanë përfunduar dhe askush nuk ka dhënë dorëheqjen.

Ditën e sotme kryebashkiaku Vangjush Dako u thirr në Prokurori në lidhje me “Dosjen 339/1”.

Se çfarë do të ndodhë me situatën politike në Shqipëri, mbetet për t’u parë.

Dosja.al

Shto Koment