Aktualitet

Dorëheqja e kancelarit austriak, diplomati Berisha-Hahn-it: Pse keni standard të dyfishtë me Shqipërinë?

  • Video-skandali i korrupsionit, kancelari Kurz jep dorëheqjen: Të zhvillohen zgjedhje të reja
  • Ai i ka drejtuar disa pyetje Johannes Hahn dhe ndër të tjera e pyet: "Nëse po, pse mbani një pozitë të ndryshme dhe një standard të dyfishtë sa i takon Shqipërisë?"
    Featured image of article: Dorëheqja e kancelarit austriak, diplomati Berisha-Hahn-it: Pse keni standard të dyfishtë me Shqipërinë? Mal Berisha, diplomat

    Tiranë- Diplomati Mal Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kancelarit austriak Sebastian Kurz. Ai i ka drejtuar disa pyetje Johannes Hahn dhe ndër të tjera e pyet: “Nëse po, pse mbani një pozitë të ndryshme dhe një standard të dyfishtë sa i takon Shqipërisë?”

    Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas publikimit të një video-skandali.

    “Une nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As per te permbushur nje ego. Erdha per te dhene ndihmesen per Austrine por, une nuk mund te qendroj ne pushtet ne kete situate prandaj, sot jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz teksa dha dorëheqjen. (lexo këtu)

    Reagimi i plotë:

    Pas dorëheqjes së Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz kam një pyetje për Johannes Hahn, politikani austriak dhe komisioneri i BE që mbikqyr Shqipërinë:
    Komisioneri! Cili është mendimi juaj për dorëheqjen e kancelarit të vendit tuaj, Sebastian Kurz? Si një austriak, dhe një qytetar evropian, a jeni dakord me vendimin e tij, apo e kundërshtoni atë?
    Nëse po, pse mbani një pozitë të ndryshme dhe një standard të dyfishtë sa i takon Shqipërisë?

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment