Aktualitet

Dorëheqja e drejtorit të Kadastrës në Vlorë/Mit’hat Havari: Të ngrihet një task-forcë, por qeveria ka frikë se dalin në skenë personazhet që kanë urzurpuar gadishullin e Karaburunit

Havari theskon se qeveria duhet të ngrejë një task-forcë në Vlorë, e cila duhet të mbrojë zyrtarët dhe të sulmojë grupet kriminale.
Featured image of article: Dorëheqja e drejtorit të Kadastrës në Vlorë/Mit’hat Havari: Të ngrihet një task-forcë, por qeveria ka frikë se dalin në skenë personazhet që kanë urzurpuar gadishullin e Karaburunit Mit'hat Havari

Tiranë-Mit’hat Havari ka reaguar për dorëheqjen e drejtorit të  Hipotekës së Vlorës, Bilbil Aliaj. Në një postim në Facebook, Havari thekson se qeveria duhet të ngrejë një task-forcë në Vlorë, e cila duhet të mbrojë zyrtarët dhe të sulmojë grupet kriminale. Sipas tij këta të fundit duan të “rrëmbejnë” pronat në bregdetin e Vlorës. Havari thekson më tej se qeveria Rama hesht, pasi ka frikë se dalin në skenë personazhe që kanë blerë dhe uzurpuar territore në gadishullin e Karaburunit.

“Po perse hesht “shteti ligjor”?, ka frike nga krimi , ka frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ?. Per mua eshte e qarte,  nuk egziston nje shtet ligjor , nese egziston , eshte per te ushtruar dhune ndaj artisteve dhe intelektualeve ne kryeqytet!”, shprehet ndër  të tjera.

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Brenda nje kohe te shkurter u vetlargua dhe drejtori i peste i kadastres se Vlores Bilbil Aliaj. Media sqaron se shkaku i ketyre vetlargimeve jane konfliktet e pronave ne bregdet Ç’duhet te beje nje qeverri ne keto raste? Duhet te ngreje nje task force te kompletuar me specialiste te fushes te mbrojtur nga nje force speciale antikrim e perbere prej me shume se 30 personash. Kjo taskeforce duhet te instalohet ne Vlore non stop derisa te mbyllet perfundimisht ajo afere korruptive mafioze ne te cilen mund te jene te perfshire dhe grykesa te politikes se degjeneruar Shqiptare , perveç botes se krimit qe eshte ne fushen e tij .
Po perse hesht “shteti ligjor”?, ka frike nga krimi , ka frike se dalin ne skene personazhe qe kane blere apo uzurpuar teritore ne gadishullin e Karaburunit ?.
Per mua eshte e qarte , nuk egziston nje shtet ligjor , nese egziston , eshte per te ushtruar dhune ndaj artisteve dhe intelektualeve ne kryeqytet !

Një ditë më parë dha dorëheqjen Bilbil Aliaj, drejtori i Hipotekës së Vlorës, 3 muaj pasi mori detyrën. Mesa duket edhe Aliaj nuk mundi t’i jepte fund konfliktit të pronave në Vlorë, që kanë nisur që në vitin 2013. Përpara se të merrte këtë detyrë, Aliaj mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment