Showbiz

Dorë për dore me Arbanën, Eduart Grishaj plot emocion në premierën e filmit “Gjyshja”! Ja kush ishin të pranishmit VIP (FOTOT)

Eduart Grishaj mbrëmjen e djeshme realizoi premierën e filmit "Gjyshja" dhe zgjodhi të prezantohet me Arbana Osmanin.
Featured image of article: Dorë për dore me Arbanën, Eduart Grishaj plot emocion në premierën e filmit “Gjyshja”! Ja kush ishin të pranishmit VIP (FOTOT) Në premierën e filmit "Gjyshja".

TIRANË– Mbremjen e djeshme në kinema “Millenium” u dha premiera e shumëpritur e filmit me metrazh të shkurtër e filmit “Gjyshja”. Regjisori i filmit, Eduart Grishaj zgjodhi që hyrjen në rrugicën që të çon në “Millenium” ta bënte dorë për dore me moderatoren Arbana Osmani, me të cilën prej kohësh përflitet për një romancë.

Me pjesëmarrjen e disa aktorëve të njohur, si Rita Gjeka, Ema Andrea, dhe Enxhi Cuku, që luan rolin kryesor, ky film është një risi në treg. Dosja.al ishte e pranishme në premierën e mbajtur mbrëmë dhe dëgjoi nga afër fjalimin e regjisorit Grishaj, i cili erdhi natyrshëm, i thjeshtë dhe i shkurtër.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.

Regjisori Grishaj tregoi se historia e filmit Gjyshja është e bazuar në një histori të vërtetë shqiptare e cila buron nga dyert e shtëpisë së tij. Një histori e treguar nga nëna e tij, që prej vitesh kishte shërbyer si infermiere në zonat e veriut të Shqipërisë.

Nuk mungoi as falenderimi për njeriun që e frymëzoi më së shumti në këtë rrugëtim, dhe ajo ishte Arbana Osmani. Eduart Grishaj e quajti moderatorin si frymëzimin më të madh të jetës së tij (Lexo këtu).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të pranishëm në këtë premierë ishin njërëz të famshëm në botën e shoëbiz-it. Midis tyre vlen të përmendim, Alban Dudushin me Bieta Sulon, Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn, Ermal Mamaqi me Amarda Toskën, Dritan Shakohoxha, Xhemi Shehu, Olti Curri, Klea Huta, Elgit Doda dhe shumë personazhe të tjerë të njohur.

Sigurisht që nuk mungoi Arbana Osmani, e cila rrëmbeu vëmendjen më të madhe në premierë.

Më poshte do ju sjellim të ilustruar disa nga fotot në premierën e filmit “Gjyshja“.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment