
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar i pikëlluar për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se dora e Zotit është kthyer tek Zoti, teksa e quan Maradonën, Moxartin e futbollit.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…,”- shkruan Rama.
Maradona ndërroi jetë sot. Legjenda e futbollit mbylli sytë në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak.
(f.m/dosja.al)