Aktualitet

“Më tha ke vilë trekatëshe, donte të më vriste”/ Zbardhet dëshmia e plotë e Mihal Thimjos: 57-vjeçari u bë si bishë, e qëllova me shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur

33-vjeçari ka deklaruar se ka qenë viktima ai që e ka goditur i pari. Ai ka treguar se 57-vjeçarin e goditi me një shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur.
Featured image of article: “Më tha ke vilë trekatëshe, donte të më vriste”/ Zbardhet dëshmia e plotë e Mihal Thimjos: 57-vjeçari u bë si bishë, e qëllova me shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur Mihal Thimjo, i arrestuari për vrasjen e Gëzim Saraçit
Përditësuar:

GJIROKASTËR- Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë, ai ka deklaruar se Saraçi e ka sharë dhe ofenduar, madje e ka goditur i pari. Ai tregoi më tej se 57-vjeçarin e goditi me një shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur.

“Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët  jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Më tha ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s’kishte rrugë tjetër. E qëllova me shufër hekur për t’u vetëmbrojtur”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari para oficerëve të Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin teksa po udhëtonin me kamioncinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. 33-vjeçari u arrestua 6 orë pasi kreu krimin e rëndë.

Shto Koment