Politike

Donte të futej në Tiranë, Luçiano Boçi debat me policinë tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, e kthejnë sërish në Elbasan

FOTO
Boçi ka dashur të futet në Tiranë, por nuk është lejuar dhe është kthyer sërish në Elbasan.
Featured image of article: Donte të futej në Tiranë, Luçiano Boçi debat me policinë tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, e kthejnë sërish në Elbasan Boçi debaton me Policin

ELBASAN– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka debatuar me një efektiv policia në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Teksa ishte nisur drejt Tiranës, ku ka përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Boçi ka dashur të futet në Tiranë, por nuk është lejuar dhe është kthyer sërish në Elbasan.

Boçi debaton me Policin

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment