Sport

Donnarumma,rinovimi i kontratës me Milanin kthehet në intrigë, Juventus qëndron pas

.Ajo që shqetëson drejtuesit është heshtja e portierit përpara ofertave që Milan i ka prezantuar muajt e fundit. Maldini dhe Massara i kanë ofruar 8 milion euro në sezon.Megjithatë, përgjigja për tani ka qenë negative
Featured image of article: Donnarumma,rinovimi i kontratës me Milanin kthehet në intrigë, Juventus qëndron pas Gianluigi Donnarumma

ITALI-Ajo që zemëroi tifozët kuqezi pas Lazio-Milan nuk ishte vetëm rezultati dhe performanca e ekipit. Kishte gjithashtu një episod në lidhje me Gianluigi Donnarumma.Portieri nga Campania, në fakt, pas bilbilit të trefishtë të fundit të arbitrit Orsato u argëtua duke biseduar me Francesco Acerbi dhe mbi të gjitha me Pepe Reina.Ku qëndron problemi? Në zemër të kritikave është fakti që ai qeshi pas një disfate të rëndë si ajo e pësuar nga Milani në stadiumin Olimpico.

Një 3-0 që komplikon garën në Champions League.Ajo që shqetëson drejtuesit është heshtja e portierit përpara ofertave që Milan i ka prezantuar muajt e fundit. Maldini dhe Massara i kanë ofruar 8 milion euro në sezon.Megjithatë, përgjigja për tani ka qenë negative, negociatat përjetojnë një ngërç sepse menaxheri i portierit, Mino Raiola, vazhdon të kërkojë 10 milion plus dy bonuse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse Milan nuk kualifikohet për në Champions League do të ishte pothuajse e pamundur të mbash portierin, i cili ka ambicie për të garuar në ngjarjen më të rëndësishme evropiane. Juventus është gati të transferojë portierin dhe mund të shfrytëzojë mardhënien e mirë që ka me agjentin e lojtarit,por fillimisht bardhezinjtë duhet të shesin portierin Ëojciech Szczęsny. Milan praktikisht ka bllokuar Mike Maignan, portierin 25-vjeçar të Lille: marrëveshja tashmë është në bazë të 13-14 milion euro me klubin francez.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment