Sport

Donnaruma prish planet e Milanit, portieri ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë, klubi anglez gati të transferojë portierin

Skuadra e Chelsea-t ka shfaqur interes për të. Blutë e Londrës këtë verë nuk janë kursyer dhe kanë bërë blerje të mëdha, ku i fundit ishte Tiago Silva
Featured image of article: Donnaruma prish planet e Milanit, portieri ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë, klubi anglez gati të transferojë portierin Gianlugi Donnarumma

ITALI-Gianlugi Donnarumma ende nuk ka rinovuar me skuadrën e Milanit, çka shqetëson drejtuesit kuqezi në lidhje me të ardhmen e portierit.Kontrata e portierit skadon më 30 qershor të vitit 2021 dhe në rast se futbollisti nuk pranon të rinovojë me Milanin, atëherë presidenca do të kërkojë me patjetër ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero.

Skuadra e Chelsea-t ka shfaqur interes për të. Blutë e Londrës këtë verë nuk janë kursyer dhe kanë bërë blerje të mëdha, ku i fundit ishte Tiago Silva. Lampard dëshiron të ketë një ekip konkurues për të synuar edhe trofe sezonin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Arrizabalaga duket se nuk ka më vend në portën e Chelsea-s dhe kjo është bërë e ditur prej kohësh. Milan e vlerëson 50 milionë paund,por italianët mund të ulin pretendimet e tyre nëse bien dakord për transferimin e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment