Aktualitet

Kaloi Vetting-un pas problemeve me pasurinë, Donika Prela në sitën e KPA (Trupa gjykuese)

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, në një njoftim për mediat bën me dije se është regjistruar ankimi që lidhet me procesin e rivlerësimit të Donika Prelës.
Featured image of article: Kaloi Vetting-un pas problemeve me pasurinë, Donika Prela në sitën e KPA (Trupa gjykuese)

TIRANË– Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, edhe pse arriti që të dilte e pastën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do t’i ndështrohet dhe testit të dytë në KPA.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, në një njoftim për mediat bën me dije se është regjistruar ankimi që lidhet me procesin e rivlerësimit të Donika Prelës. Trupi gjykues për këtë çështje është hedhur me short dhe janë zgjedhur, kryesuese: Natasha Mulaj relator: Ardian Hajdari dhe anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

NJOFTIMI I PLOTË

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Sot, në datën 02.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë dhe pse në seancën paraardhëse u vu në dyshim të ardhurat e prokurores.  PD ndërkohë ka hedhur akuza ndaj Prelës. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment