Aktualitet

Doni të udhëtoni drejt Greqisë? Policia njofton qytetarët: Kakavija dhe Kapshtica janë të mbyllura gjatë natës, nuk do kalojë asnjë

Po ashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.
Featured image of article: Doni të udhëtoni drejt Greqisë? Policia njofton qytetarët: Kakavija dhe Kapshtica janë të mbyllura gjatë natës, nuk do kalojë asnjë

TIRANË- Policia e Shtetit ka sqaruar sot qytetarët të cilët kërkojnë të udhëtojnë në Greqi. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit njofton se nga sot gjatë natës pikat kufitare në Kakavijë  dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.

Po ashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë. Do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

NJOFTIMI I PLOTË

🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️2️:0️0️ deri në orën 0️6️:0️0️, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷. 🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️6️:0️0️ deri në 2️2️:0️0️. 🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🚧🛂, do të karatinohen për 7 ditë. Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi. 🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.

Ky njoftim i Policisë vjen pak ditë pas vendimin të Greqisë, për të mbyllur pjesërisht kufijtë me Shqipërinë. Sipas vendimit të qeverisë greke, do jenë vetëm Kakavija dhe Kapshtica e hapur për kalim, por jo gjatë natës. Po ashtu të gjithë shqiptarët që do udhëtojnë drejt vendit fqinj do karantinohen për 7 ditë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment