Kuriozitete

Doni të lexoni mendjen e të tjerëve? Bëni këto 9 pyetje dhe do të kuptoni gjithçka për bashkëbiseduesin

Janë 9 pyetje interesante që mund ta bëjnë bashkëbiseduesin tuaj  të përfshihet në një diskutim rreth gjërave që ndoshta nuk i ka menduar më parë t’i ndante me të tjerët. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të hollësishme, prandaj përgjigjet "po" dhe "jo" nuk do të funksionojnë.
Featured image of article: Doni të lexoni mendjen e të tjerëve? Bëni këto 9 pyetje dhe do të kuptoni gjithçka për bashkëbiseduesin Leximi i mendjes (Ilustrim)

Jeta dinamike në ditët e sotme për të rinjtë por jo vetëm shkakton gjithmonë diskutime të thella. Shpesh herë mes miqsh në biseda të ndryshme arrin të krijosh edhe biseda filozofike, ku herë-herë përmes tyre kupton më shumë rreth personit me të cilin bisedon.

Por sot, diskutimet e thella janë bërë një mënyrë krejtësisht e re e komunikimit që i ndihmon njerëzit të njohin njëri-tjetrin më mirë. Nëse edhe ju keni interes të njihni më shumë miqtë tuaj, lexoni këtë artikull që ka përgatitur Dosja.al sepse do besoni vërtet që mund të fitoni disa aftësi psikologu.

Janë 9 pyetje interesante që mund ta bëjnë bashkëbiseduesin tuaj  të përfshihet në një diskutim rreth gjërave që ndoshta nuk i ka menduar më parë t’i ndante me të tjerët. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të hollësishme, prandaj përgjigjet “po” dhe “jo” nuk do të funksionojnë. Dhe duhet t’iu kujtojmë që ju nuk duhet t’jua bëni këto pyetje një personi nga i cili keni frikë se mund të zhgënjeheni.

Do të hapni një zarf ku brenda tij është data e vdekjes suaj? Në këtë moment ju do të kuptoni nga reagimi i personit përballë sesa shumë rëndësi keni ju për të, por edhe qëndrimin e tij në përgjithësi.

A do të ishit miq me veten? Këtu mund të kuptoni vetëbesimin e një personi, forcat dhe dobësitë e tyre dhe sa interesante janë ato.

Nëse do të shihje një shkallë matëse mbi kokat e njerëzve, çfarë do të donit që kjo shkallë të maste? Statusi i tyre në shoqëri, niveli i lumturisë, pasuria e tyre? Me përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje, ju do të jeni në gjendje të kuptoni vlerat dhe prioritetet e një personi.

Çfarë bëni ndryshe nga njerëzit e tjerë? Nga kjo pyetje ju mund të kuptoni vetëvlerësimin e një personi, nivelin  e tyre të humorit, dhe sesa i veçantë është personaliteti i tyre.

Nëse ju e keni mashtruar aksidentalisht partnerin tuaj, a do t’i tregonit atij? Përgjigja tregon standardet morale të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj njerëzve të tjerë.

A ju është dukur ndonjëherë sikur dita e sotme është përsëritur 100 herë?  Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, ju mund të kuptoni nëse jeta e tyre është kuptimplotë për ta apo jo.

Nëse gratë dhe burrat jetonin në 2 planete të ndryshme, çfarë do të ndodhte në të dy planetët?  Këtu mund të kuptoni se në çfarë niveli është logjika e këtij personi.  

Nëse kryeni një krim për të ushqyer fëmijën tuaj, a jeni një person i keq apo keni kryer veprën penale nga nevoja?  Përsëri, kjo do të tregojë standardet morale të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj familjes së tyre. Ka kaq shumë pyetje të tjera që mund t’i përdorësh ato si një mënyrë për të njohur më mirë një person.

Marrë dhe përshtatur nga Brightside

(A.C. Dosja.al)

Shto Koment