Aktualitet

Doni të jeni pjesë e Forcave të Armatosura? Mbani mend këto data dhe procedurat për aplikimin

Xhaçka shkruan se nga data 7 deri në 11 gusht të gjithë kanë mundësi të aplikojnë për tu bërë pjesë e studimeve bachelor.
Featured image of article: Doni të jeni pjesë e Forcave të Armatosura? Mbani mend këto data dhe procedurat për aplikimin Foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë sot një njoftim për të gjithë ata që kërkojnë të aplikojnë për tu bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura. Në një njoftim në mediat sociale, Xhaçka shkruan se nga data 7 deri në 11 gusht të gjithë kanë mundësi të aplikojnë për tu bërë pjesë e studimeve bachelor.

Ndërkohë mësohet se në 13 dhe 14 gusht do të bëhen të gjitha kontrollet fizike dhe shëndetësore dhe në 18-19 do jenë intervistat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura: 👉 7 deri 11 gusht: Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30. 👉13 deri 14 gusht: Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik. 👉18 -19 gusht: Kryerja e intervistës”, shkruan Xhaçka.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment