Aktualitet

“Doni luftë ju kopila, do ta keni”, banorët e Unazës së Re thirrje ambasadave për ndihmë: Do merrni kufoma…

Në faqen e Facebook "Mbeshtetje për banorët e Astirit", ata kanë bërë thirrje për mbështetje nga ambasadat pasi pretendojnë se janë në rrezik. 
Featured image of article: “Doni luftë ju kopila, do ta keni”, banorët e Unazës së Re thirrje ambasadave për ndihmë: Do merrni kufoma… Foto ilustruese

TIRANË– Banorët e Unazës së Re u përplasën sot me forcat e IKMT, të cilat kishin shkuar në zonë për t’u bërë thirrje banorëve që të dalin nga banesat e tyre. 

Në faqen e Facebook “Mbeshtetje për banorët e Astirit”, ata kanë bërë thirrje për mbështetje nga ambasadat pasi pretendojnë se janë në rrezik. 

Gjithashtu banorët i kanë çuar edhe një mesazh qeverisë, duke premtuar viktima nga personat që do të dërgojnë për të prishur banesat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkojmë mbështetje maksimale nga të gjithë! Banda e Rilindjes është në Unazë të Re. Ju ftojmë të gjithëve që të vini në Unazë të Re. Ne jemi në rrezik për jetën, thirrje ambasadave, thirrje Amerikës po na kanosin në shtëpitë tona, ne e kemi thënë 1000 herë o do merrni kufoma, o do na bëni kufoma. Doni luftë ju kopila arrogant? Luftë do të keni! Mobilizim banorë ato po përgatiten të vijnë të na marrin nëpër shtëpitë ju e dini si duhet të veprojmë tek pragu i shtëpisë tonë nuk lejojmë njeri. Mjaft me dhunë dhe terror, e theksoj asnjë tolerim tek pragu i shtëpisë,”-shkruajnë banorët. 

Ditën e sotme, banorët e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta punonjësin Albert Bitraj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në duar. 50-vjeçari ndodhej në zonë duke u bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, ashtu siç edhe është parashikuar në projektin urbanistik.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment