LIVE UPDATES
Bota

Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it

30 Maj 2020, 05:10 Nga DOSJA
Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it

Presidenti amerikan, Donald Trump është futur në prapë në një luftë të vogël në internet. Këtë herë është Twitteri, mediumi përmes të cilit komunikon Donald Trump, i cili ka zemëruar presidentin. Pasi Trump ishte ankuar disa herë në të shkuarën, se Twitter-i e kufizon lirinë e mendimit të përdoruesve konservatorë, tanimë ky rrjet social është në shënjestër të sulmit të tij të fundit politik. Të enjten presidenti amerikan nënshkroi një të ashtuquajtur Executive Order, urdhër ekzekutiv, i cili u heq mediave sociale të drejta të rëndësishme.

Pika kryesore e rregullores së re shënjestron një ligj të rëndësishëm, sipas të cilit mediat sociale mbrohen nga aktakuzat. Sipas këtij ligji, Twitter, Facebook e të tjerë nuk janë përgjegjëse për përmbajtjet, që postojnë përdoruesit në këto faqe. Këtë imunitet Trumpi e vë tani në pikëpyetje. Nëse ai ia del me këtë, rrjetet sociale do të duhet të kontollojnë shumë më tepër, se çfarë postohet aty, praktikisht një censurë de- facto do ishte e pamënjanueshme. Për ironi, mund të preken nga kjo pikërisht tweet-et, le të themi, “pasionante” të vetë presidentit Trump. Por ai me sa duket nuk e ka vrarë mendjen për këtë, dhe do ishte qesharake, nëse nuk do ta kishte seriozisht.

“Një grup i vogël mediash sociale kontrollojnë një pjesë të madhe të komunikimit publik dhe privat në SHBA”, tha presidenti gjatë prezantimit të urdhrit ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë. “Ato kanë pushtet të pakontrolluar, praktikisht të censurojnë, kufizojnë, përpunojnë, formësojnë, fshehin apo ndryshojnë çdo formë të komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe në opinionin e gjerë.” Ai do të kujdeset, që këto rrjete sociale të mos marrin më nga taksat e taksapaguesve, dhe nuk do të lejojë më që ato të terrorizojnë qytetarët amerikanë.

Zgjerim të “Fact checking” – verifikimit të fakteve!

Shkak për këtë: Twitter kishte vënë një paralajmërim tek dy mesazhe në Twitter të Donald Trump, në të cilat ai shprehej kundër votimit me letër në vend të votimit në qendrën zgjedhore. Përdoruesve që e klikonin këtë tweet iu shpjegohej, se një votim me letër prej kohësh nuk është aq i manipulueshëm, sa pretendonte presidenti. Sigurisht që të bëhen të ditura para botës deklaratat e gabuara dhe nga një medium, ku Trump mund të përhapte pa ndalur urrejtje dhe gjysmë të vërteta, kjo nuk i pëlqeu aspak Donald Trumpit.

Këtë që presidenti e ndjen si fyerje personale, ai e merr si shkas për të vepruar kundër mediave sociale. Ato gjithmonë kishin marrë anë kundër politikanëve konservatorë. E kjo pikërisht nga një njeri që si asnjë politikan tjetër e përdor Twitterin për tiradat personale kundër atyre që nuk mbështesin mendimin e tij. Absurditeti nuk njeh kufij.

Pavarësisht nga zhurma që po bën Trump, rrjetet sociale si Twitter e Facebook duhet të pyesin veten se si do të veprojnë ato me postimet politike të rreme të përdoruesve të tyre, kjo para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në zgjedhjet e fundit presidenciale gënjeshtrat e përhapura në Facebook luajtën një rol të madh në dështimin e Hillary Clintonit.

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg pas grindjes së Trumpit me Twitter tha, se ai nuk e sheh si përgjegjësi të mediave sociale verifikimin e fakteve të deklaratave politike. Por për zgjedhje të drejta paralajmërimi nga gënjeshtrat, siç e bëri Twitter nën postimin e Trumpit, ka rëndësi të madhe. Ky rrjet social nuk duhet t’i japë fund verifikimit të fakteve, por ta zgjerojë atë. Për politikanë të çdo lloj partie.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carla bleiker donald trump carla bleiker donald trump

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni