Bota

Donald Trump shtyn për në shtator samitin e G7-ës, arsyeja e fortë e këtij vendimi

Zakonisht në takime të tilla mblidhen liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë dhe SHBA-së. Rusia u përjashtua nga G8- pesë vjet më parë si ndëshkim për aneksimin e rajonit fqinj të Krimesë.
Featured image of article: Donald Trump shtyn për në shtator samitin e G7-ës, arsyeja e fortë e këtij vendimi Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideret botërorë.

SHBA– Ditën e sotme presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaroi se do të shtyjë samitin e G7-ës të qershorit për në muajin shtator dhe se po planifikon të ftojë në këtë Samit edhe vende joanëtare si Rusia, Koreja e Jugut, Australia dhe India.

Ndër të tjera ai deklaroi para gazetarëve që udhëtonin me të drejt Floridas për në Uashington se G7-ës, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në fund të qershorit në Camp David, është një “grup shumë i vjetëruar vendesh” dhe se nuk përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë.

Zakonisht në takime të tilla mblidhen liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë dhe SHBA-së. Rusia u përjashtua nga G8- pesë vjet më parë si ndëshkim për aneksimin e rajonit fqinj të Krimesë.

Ndërkohë Alyssa Farah, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, tha se Samiti i G7-ës do të bashkojë aleatët tradicionalë për të biseduar rreth trajtimit të së ardhmes së Kinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat e huaja shkruajnë se thirrja midis Merkel dhe Trump të enjten ishte e stuhishme, duke filluar nga planet gjermane për tubacionin e gazit ‘Nord Stream’, Hong Kong dhe rreziqet e mundshme shëndetësore të një samiti ballë për ballë.

Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron gjithashtu do t’i ofrojnë Trump një platformë prestigjioze për të përcaktuar strategjinë e tij ndaj Kinës disa javë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Republikanët e shohin një qasje të ashpër ndaj Kinës si një formulë fituese për zgjedhjet, edhe pse sfiduesi i tij i mundshëm demokrat, Joe Biden është gjithashtu një zë kritik ndaj drejtimit modern të Pekinit.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

Shto Koment