Bota

Donald Trump shfaqet për herë të parë në publik me maskë: Asnjëherë nuk kam qenë kundër

Trump një ditë më parë është shfaqur për herë të parë me maskën mbrojtëse kundër Covid-19, kur prej fillimit të pandemisë ai kundërshtonte mbajtjen e maskës, pasi sipas tij nuk ndihmonte në mbrojtjen nga virusi.
Featured image of article: Donald Trump shfaqet për herë të parë në publik me maskë: Asnjëherë nuk kam qenë kundër Presidenti amerikan, Donald Trump.

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik me maskë mbrojtëse, në një kohë që pandemia Covid-19 nuk është larguar ende nga SHBA-ja.

Ky veprim i Trump  ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, pasi ai ka qenë një ndër liderët që kundërshtonte mbajtjen e  maskave për t’u mbrojtur nga virusi.

Presidenti amerikan po vizitonte spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskës, por besoj se ka një kohë dhe një vend”- deklaroi Trump.

Kujtojmë se Trump më herët kishte deklaruar se nuk do të mbante maskë, ndërsa ironizoi rivalin e tij  Joe Biden lidhur me këtë çështje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme të vendoset një maskë.”- u shpreh Trump.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë shënuar 137,403 vikitma.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment