Bota

Donald Trump nuk ndalet, publikon video dhe hedh akuza se votat në Georgia janë manipuluar

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se në Georgi janë sjellë në numër i madh votash të paligjshme. Gjithashtu ai ka bërë tag në postimin  e tij dhe Guvernatorin e Georgis Brian Kemp, duke e lavdëruar ironikisht për punën.
Featured image of article: Donald Trump nuk ndalet, publikon video dhe hedh akuza se votat në Georgia janë manipuluar Donald Trump

SHBA-Presidenti aktual Donald Trump, vazhdon me akuzat se zgjedhjet janë të manipuluara. Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se në Georgi janë sjellë një numër i madh votash të paligjshme. Gjithashtu ai ka bërë tag në postimin  e tij dhe Guvernatorin e Georgis Brian Kemp, duke e lavdëruar ironikisht për punën e tij.

“Njerëzit në Gjeorgji u kapën duke sjellë një numër masiv votash dhe duke i vendosur ato në makineritë “e votimit”. Punë e shkëlqyer @BrianKempGA!,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:


 

Sakaq një një seancë dëgjimore të Senatit të Trump të mbajtur ditën e sotme ata kanë deklaruar se më shumë se 140,000 vota janë të paligjishëme dhe të parregullta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2,056 kriminelë votuan në mënyrë të paligjshme, 66,248 nën moshën 17 vjeç, 2,423 persona të cilët nuk ishin regjistruar fare, ndërsa 1,043 përdorën në mënyrë të paligjshme kutinë postare. 4,926 votuan pas datës së regjistruar të votimit në Gorgisë, 10,315 kishin vdekur para votimit, 395 votuan në dy shtete, duke i bërë votat të pavlefshme, 15,700 mërgimtarë nga Georgia votuan në atë shtet dhe 40,279 ndryshuan qarkun dhe nuk riregjistrohen për të votuar dhe ata votuan,”-ka deklaruar senati. 

Gjithashtu, Donald Trump ka publikuar një video, në të cilën sipas tij tregohet një valixhe plotë me fletëvotimi të nxjerra nga poshtë tryezës dhe votuesit republikanë që largohen bashkë me to.

Postimi i plotë: 


Ndërkohë, votat në Georgi u numëruan përsëri për shkak të një diference të vogël midis dy kandidatëve, por Trump pretendon se fletët e votimit të dërguara me postë nuk u numëruan. Sakaq, edhe pas rinumërimit të votave Joe Biden është shpallur fitues.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment