Bota

Donald Trump nuk heq dorë, iu kërkon republikanëve të Pensilvanisë që të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve

Sakaq, avokati personal i Trump, ish-kryebashkiaku i New York-ut Rudy Giuliani, personalisht mori pjesë në një takim të komitetit të Senatit në Gettysburg të thirrur nga Republikanët për të diskutuar çështjet e zgjedhjeve dhe parregullsitë.
Featured image of article: Donald Trump nuk heq dorë, iu kërkon republikanëve të Pensilvanisë që të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve Donald Trump

SHBA-Presidenti aktual Donald Trump, ende nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Sipas mediave te huaja, pasi ka mbaruar procesi i numërimit të votave në Pensilvani ku fitues ka dalë Joe Biden, Trump ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë të manipuluara.

Bëhet e ditur se Donald Trump, ka komunikuar në telefon me një pjestar të Senatit Amerikan, duke këmbëngulur se ai kishte fituar. Sakaq, avokati personal i Trump, ish-kryebashkiaku i New York-ut Rudy Giuliani, personalisht mori pjesë në një takim të komitetit të Senatit në Gettysburg të thirrur nga Republikanët për të diskutuar çështjet e zgjedhjeve dhe parregullsitë.

Donald Trump, i cili nuk ishte në gjendje të udhëtonte për të marrë pjesë në takim, ka telefonuar senatorin ku ka thënë se ai kishte fituar Pensilvanin dhe zgjedhjet në tërësi.

Këto zgjedhje ishin të manipuluara dhe ne nuk mund ta lejojmë atë. Ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë për vendin tonë. Dhe këto zgjedhje duhet të përmbysen, sepse ne fituam Pennsylvania me një diferencë të madhe dhe i fituam të gjitha këto shtete të paqarta me një diferencë të madhe,”-ka thënë Donald Trump. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, Trump iu bëri thirrje mbështetësve të tij që të  përmbysnin  rezultatin e zgjedhjeve, pavarisht vendimit të gjykatës se zgjedhjet nuk janë manipuluar.

Presidenti aktual Trump ka nisur një sërë akuzash për manipulim të votave në disa shtete si dhe ngriti një grup për të gjetur fakte që zgjedhjet janë manipuluar. Disa nga çështjet që Trump ka çuar në Gjykatë për numërim të votave janë rrëzuar poshtë, pasi nuk janë gjetur fakte të qëndrueshme në lidhje me manipulimin e votave. Shtetet që kanë rrëzuar kërkesën e Trump janë Michigan, Pensilvani, Filadelfia dhe Arizona. Ndërsa nga ana tjetër Joe Biden ka filluar trazicionin e tij politik, ku dhe ka shpalosur planin qeverisës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment