Bota

Donald Trump kërkoi rinisje të fushatës për President, 6 anëtarë të stafit infektohen me COVID-19

Organizatoret e rizgjedhjes së Presidentit thonë se gjashtë anëtarë të stafit të kësaj fushate që po ndihmonin me përgatitjet e tubimit të tij rezultuan pozitivë për koronavirusin.
Featured image of article: Donald Trump kërkoi rinisje të fushatës për President, 6 anëtarë të stafit infektohen me COVID-19 Fushata e Donald Trump
Përditësuar:

AMERIKE-Presidenti Trump kërkoi të rifillonte fushatën e tij zgjedhore ditën e shtunë, duke nisur udhëtimin fillimisht në Tulsa, Okla.

Presidenti Trump do ta mbajë tubimin mes shqetësimeve të nxitura nga pandemia e koronavirusit dhe pas disa javë protestash mbi pabarazinë racore, në një përpjekje për të ringjallur fushatën e tij për një mandat të dytë presidencial.

Trump është kritikuar mbi përgjigjet e administratës së tij ndaj pandemisë si dhe demonstratave të nxitura nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikani i cili humbi jetën në duart e policisë së Mineapolisit.

Mirepo organizatoret e rizgjedhjes së Presidentit thonë se gjashtë anëtarë të stafit të kësaj fushate që po ndihmonin me përgatitjet e tubimit të tij rezultuan pozitivë për koronavirusin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtori i komunikimeve të fushatës, Tim Murtaugh tha në një deklaratë se “procedurat e karantinës” u zbatuan menjëherë dhe se asnjë nga punonjësit e fushatës që rezultuan pozitivë nuk do të marrin pjesë në tubim. Ai tha se as personat që kishin pasur kontakt direkt me ta, nuk do të marrin pjesë.

Oklahoma raportoi një numër rekord të rasteve të reja të virusit të enjten, me 450, dhe 352 teste të reja pozitive të premten. ⁣

Mbështetësit e Trump kanë kaluar ditë me radhë duke u mbledhur jashtë Qendrës BOK, duke bërë kampime në karriget me lëndinë dhe tenda në një linjë që shtrihej për disa blloqe.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment