Bota

Donald Trump jep intervistën e parë televizive, nuk tërhiqet akuzon dhe mediat: Ne nuk kemi liri të shtypit në këtë vend

Donald Trump ka vazhduar me akuzat se zgjedhjet janë të manipuluara. Gjithashtu ai ka thënë se shumica e demokratëve besojnë se vetëm mashtrimi e ka çuar Joe Biden në fitimin e zgjedhjeve, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër që ai fitonte më shumë vota sesa Barack Obama në dy zgjedhjet e tij presidenciale.
Featured image of article: Donald Trump jep intervistën e parë televizive, nuk tërhiqet akuzon dhe mediat: Ne nuk kemi liri të shtypit në këtë vend Donald Trump

SHBA-Presidenti aktual Donald Trump, ka dhënë intervistën e tij të parë televizive ditën e sotme, pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. I ftuar në FoxNeës, Donald Trump ka vazhduar me akuzat se zgjedhjet janë të manipuluara. Gjithashtu ai ka thënë se dhe shumica e demokratëve besojnë se vetëm mashtrimi e ka çuar Joe Biden në fitimin e zgjedhjeve, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër që ai të fitonte më shumë vota sesa Barack Obama në dy zgjedhjet e tij presidenciale.

Sakaq, ai shtuar se SHBA-ja, nuk do të ketë kurrë një president tjetër republikan, senator ose përfaqësues të zgjedhur nëse ata lejojnë demokratët të futen me votat e vjedhura, pasi sipas tij ata nuk do ta lejon një gjë të tillë.

“Nëse republikanët lejojnë që kjo të ndodhë, ju kurrë nuk do të keni një Republikan tjetër të zgjedhur në historinë e këtij vendi, në një nivel Senati ose në një nivel presidencial … Votimi përmes postës është një katastrofë totale. Joe Biden nuk mund të fitonte ndryshe përveç manipulimit,  këtë e mendojnë shumë demokrat,”-ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka fajësuar mediat se kanë ndikuar negativisht në porcesin zgjedhor, duke raportuar gjera që nuk janë të vërteta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Ne nuk kemi liri të shtypit në këtë vend. Ne kemi shtypje të shtypit. Ju nuk mund të keni një skandal nëse askush nuk raporton për të. Ata e bëjnë sikur nuk kemi prova, ne kemi prova në të gjithë vendin,-ka thënë ai.

Joe Biden dhe zëvëndës-presidentja Kamala Harris ka deklaruar fitoren pas katër ditësh numërim të voteve. Presidenti aktual Trump ka nisur një sërë akuzash për manipulim të votave në disa shtete si dhe ngriti një grup për të gjetur fakte që zgjedhjet janë manipuluar. Disa nga çështjet që Trump ka çuar në Gjykatë për numërim të votave janë rrëzuar poshtë, pasi nuk janë gjetur fakte të qëndrueshme në lidhje me manipulimin e votave. Ndërsa nga ana tjetër Joe Biden ka filluar trazicionin e tij politik, ku dhe ka shpalosur planin qeverisës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment