Bota

“Po bëjmë një punë të shkëlqyer”, Donald Trump: Biden dhe Obama nuk kanë kaluar asnjë provë

 Sipas tij Biden dhe Obama nuk i janë nënshtruar testimit për virusin.  
Featured image of article: “Po bëjmë një punë të shkëlqyer”, Donald Trump: Biden dhe Obama nuk kanë kaluar asnjë provë Donald Trump dhe Barack Obama

SHBA – Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ish- presidenti amerikan  Barack Obama nuk e ka realizuar testin e Covid-19.

Sipas tij Biden dhe Obama nuk i janë nënshtruar testimit për virusin.

I pyetur nga një reporter në lidhje me strategjinë e tij për të trajtuar çështjen e rënduar të Covi d-19  të hënën, Trump tha: Biden dhe Obama ndaluan testimin e tyre. Ata thjesht e ndaluan atë. Ju me siguri e këtë gjë, unë jam i sigurt se nuk doni ta raportoni atë. Ata nuk e realizuan testin. Ata thjesht nuk  kaluan asnjë provë.  Kjo është gjëja më e keqe që ka ndodhur që nga viti 1917, është një gjë shumë e keqe në të gjithë botën. Por jo, ne testojmë më shumë se kushdo deri tani, dhe kur provoni ju krijoni raste. Ne kemi të gjithë këto raste, kështu që ju e dini, është një thikë me dy presa. Ne kemi pothuajse vdekshmërinë më të ulët në botë. Ne po bëjmë një punë të shkëlqyeshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,480,097 të infektuar dhe janë shënuar 138,273 vikitma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 13,269,390 persona. Ndërkohë 576,432 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,738,158 qytetarë.

Burimi:  METRO

A.C/Dosja.al

Shto Koment