Bota

Donald dhe Melania Trump në karantinë/ Lista me liderët e tjerë të botës që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Presidenti i SHBA-së ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por nuk është i pari udhëheqës që është infektuar me koronavirus.
Featured image of article: Donald dhe Melania Trump në karantinë/ Lista me liderët e tjerë të botës që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.Gjendja e tyre shëndetësore deri tani është mire, pasi këtë e ka treguar dhe Melana me anë të një postimi në Twitter. Por, presidenti Trump nuk është i pari udhëheqës që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, u infektua me Covid-19 në muajin prill dhe kaloi tre net në kujdesin intesiv, pasi ai doli nga spitali u shprehur se gjendja e tij mund të shkonte dhe më keq.

Juan Orlando Hernández, presidenti i Hondurasit zbuloi në një fjalim, në muajin qershor se ai, gruaja e tij dhe dy nga ndihmësit e tyre kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, Jair Bolsonaro, presidenti i Brazilit në muajin korrik rezultoi pozitiv me Covid-19, por ai është shprehu dhe Covid-19 është një “grip i vogël”.

Alejandro Giammattei, presidenti i Guatemalës doli pozitiv në shtator pasi bëri testin e tij të gjashtë. Ai përshkroi simptomat e tij si “të lehta”, duke thënë se kishte disa “dhimbje trupi” dhe “pak kollë”.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment