LIVE UPDATES
Bota

Trump: Do të vazhdojmë përpjekjet për të anuluar DACA-n

19 Qershor 2020, 19:00 Nga DOSJA
Trump: Do të vazhdojmë përpjekjet për të anuluar DACA-n

SHBA-Presidenti Donald Trump tha të premten se do të vazhdojë përpjekjet e administratës për të hequr mbrojtjen ligjore DACA për immigrantët që u sollën në SHBA në moshë të vogël, pa dokumente. Presidenti i bëri komentet pasi Gjykata e Lartë i bllokoi përpjekjet e deritanishme të administratës.

Përmes një komenti në Twitter të premten, Presidenti Trump tha “Gjykata e Lartë na kërkoi të paraqesin përsëri argumentin tonë kundër DACA-s; asgjë nuk është humbur apo fituar. E “pasuan” si në ndeshje futbolli (ku shpresoj se lojtarët do të qëndrojnë në këmbë për Flamurin Tonë të madh). Do ta paraqesim çështjen përsëri”.

Gjykata e lartë dha të enjten vendimin se administrata Trump kishte ndalur në mënyrë të parregullt në 2017 aktin Pezullimi i Veprimeve kundër Personave të Ardhur në Moshë të Vogël, i njohur si DACA. 5 nga katër anëtarët: kryetari i Gjykatës John Roberts si dhe katër anëtarët liberalë të gjykatës dolën kundër veprimit të administrates, ndërsa katër anëtarë konservatorë e cilësuan DACA-n të paligjshëm.

Presidenti përsëri ka mundësi të pezullojë mundësinë për punësim apo status të ligjshëm në SHBA. Në mungesë të një zgjidhjeje ligjore për momentin, pasiguria e tetë vjetëve të fundit vazhdon.

Aktivistët zotohen të vazhdojnë betejën për një zgjidhje afat-gjatë për 650 mijë imigrantë që erdhën në SHBA kur ishin fëmijë. Shtëpia e Bardhë ka përcaktuar si përparësi kufizimin e imigracionit dhe Kongresi, ku Dhoma e Përfaqësuesve është nën kontrollin demokrat dhe Senati nën kontrollin e republikanëve, nuk pritet të miratojë ligje që u ofrojnë këtyre të rinjve mundësinë për shtetësi së shpejti.

Ken Cuccinelli, drejtor në detyrë i Agjencisë Amerikane për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit tha të premten se administrata po fillon nga e para: “Do të veprojmë sa më shpejt që ta kemi të mundur për t’i paraqitur presidentit alternative,” por këto janë alternativa të degës ekzekutive, tha zoti Cuccinelli për emisionin “Fox & Friends.”

“Kjo lë të hapur mundësinë që Gjykata e Lartë të marrë ende zgjidhjen e duhur dhe që Kongresi të bëjë detyrën,” tha ai.

Zoti Cuccinelli tha se Senatori demokrat Dick Durbin, bëri komente pozitive të enjten duke u shprehur se administrate mendon se është e mundur të zhvillohet një bisedë konstruktive me Kongresin.

Presidenti Trump e kritikoi vendimin e gjykatës duke komentuar në Twitter “Këto vendime të tmerrshme dhe të ngjyrosura politikisht të dala nga Gjykata e Lartë të cilat janë shkrepëtima në fytyrë të amerikanëve që me krenari e prezantojnë veten si republikanë apo konservatorë,” siç duket duke iu referuar edhe një vendimi tjetër të Gjykatës së Lartë këtë javë që është e paligjshme të pushohen punonjësit thjesht sepse janë homoseksualë apo transeksualë.

Por ekspertët thonë se nuk mjafton koha për ta rrëzuar programin DACA para zgjedhjeve të nëntorit. Vendimi i gjykatës u prit me habi, gëzim dhe ankth nga imigrantët dhe activistët që e kanë të qartë se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohëshme.

“Për ne kjo ishte fitore,” tha me lot në sy Diana Rodriguez, një 22-vjeçare e mbrojtur nga programi DACA. Ajo punon në organizatën Koalicioni i Nju Jorkut për Imigracionin dhe shtoi se nuk është kthyer asnjëherë në Meksikë që kur u largua nga vendlindja e saj për t’u vendosur në SHBA në moshën 2-vjeçare. Vendimi nënkupton se imigrantë në moshë të re mund të vazhdojnë të punojnë në mënyrë të ligjshme, duke u dhënë mundësi atyre të vazhdojnë të kontribuojnë në SHBA.

Demokratët në Kongres duket se janë të kënaqur tani që Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin e saj. Por republikanët këmbëngulën se tani, më shumë se kurrë është momenti për të sqaruar sistemin e imigracionit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi e bëri të qartë se demokratët nuk do të merreshin me këtë temë para pushimeve të verës dhe se nuk ishin të interesuar të takoheshin me republikanët për të diskutuar kërkesën e presidentit për fonde për murin në kufi, një ndër kërkesat kryesore të presidentit për reformat e imigracionit.

“Askush nuk do të bëjmë marrëveshje të tilla ku të shkëmbejmë murin për imigracionin,” tha ajo.

Kandidati demokrat për president Joe Biden tha se nëse zgjidhet do t’u dërgojë ligjvënësve një projektligj në ditën e parë në detyrë për ta bërë të përhershëm mbrojtjen që ofron programi DACA.

Programi u krijua gjatë një ngërçi mes Kongresit dhe administratës Obama në 2012. Nën presion të fortë nga të rinj aktivistë, Presidenti Obama vendosi të ofrojë mbrojtje nga deportimi si dhe të drejtën e punës për këta persona.

Imigrantët që janë konfirmuar si përfitues të programit DACA do të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo mbrojtje, por dhjetëra mijëra të tjerë nuk kanë arritur të përfitojnë pasi Presidenti Trump e pezulloi programin tre vjet më parë.

Instituti për Politika për Imigracionin përllogarit se rreth 66 mijë të rinj përmbushin standardet për të përfituar nga programi DACA, por nuk kanë arritur të regjistrohen dhe se tre vjetët e fundit administrata vetëm ka riaktivizuar statusin e atyre që e kanë marrë më parë mbrojtjen nga programi.

Marrë nga: VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën