Aktualitet

Donacion i BE, vijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech në Shqipëri 

Kryeministri Edi Rama shkruan se këto vaksina kanë ardhur si pjesë e kontratës së vendit tonë me Pfizer, si dhe nga donacioni i Bashkimit Evropian për vendin tonë. 
Featured image of article: Donacion i BE, vijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech në Shqipëri  Foto nga vaksinat

TIRANË- 11, 700 doza vaksina të Pfizer/BioNTech kanë ardhur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shkruan se këto vaksina kanë ardhur si pjesë e kontratës së vendit tonë me Pfizer, si dhe nga donacioni i Bashkimit Evropian për vendin tonë.  

Postimi i plotë:

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 537 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment