Ekonomi

Dollari në nivelin më të lartë në dy vjet, arrin kulmin në raport me Euron

Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare.
Featured image of article: Dollari në nivelin më të lartë në dy vjet, arrin kulmin në raport me Euron Monedha Dollar

TIRANË- Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Poëell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare.

Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare.

Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Poëell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.”

Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

(Marrë nga Monitor.al)

Shto Koment