Aktualitet

Dollapi në spitalin e Traumës, avokatja e Popullit: Ishte në gjendje të mirë

Ballanca tha se Dollapi kishte marrë disa dëmtime në gjunjë por se përgjithësi gjendja e tij ishte e mirë.
Featured image of article: Dollapi në spitalin e Traumës, avokatja e Popullit: Ishte në gjendje të mirë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka treguar për gjendjen e sekretarit organizativ të PD-së, Said Dollapit, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.

Për mediat e pranishme, Ballanca tha se Dollapi kishte marrë disa dëmtime në gjunjë por se përgjithësi gjendja e tij ishte e mirë.

“Fola me të dhe me mjekët. I kishin bërë ekzaminimet nga disa palë mjekë. Fola vetë me të dhe ishte në gjendje të mirë.”

(k.m & A.S/dosja.al)

Shto Koment