LIVE UPDATES
Ekonomi

Doli për bukë përfundoi nën rrota, nëna në lot: Më shpëtoni djalin (VD)

5 Prill 2019, 20:54 Nga DOSJA
Doli për bukë përfundoi nën rrota, nëna në lot:

TIRANË- “Shqiptarët për shqiptarët” kanë trajtuar këtë të premte historinë e Shëndritit. Djali 14 vjeçar është aksidentuar rëndë 2 vite më parë në Prishtinë. E ëma e kishte dërguar t’i blinte bukë, por djali nuk iu kthye kurrë më me këmbët e veta në shtëpi.

Shëndriti pësoi një aksident teksa po kalonte rrugën. E ëma e tij tregon me dhimbje çfarë ndodhi ditën e aksidentit. Ajo tregon se e dërgoi djalin për të blerë bukë por e gjeti në spital duke luftuar me vdekjen.

“Jam nëna e djalit Shëndrit Beqirit, vij nga Presheva, prej 20 vitesh jetoj në Fushë Kosovë. Jetoj me qira. Djali më është aksidentuar para 2 viteve. Shërim nuk ka pasur këtu as në spitale. Djali është duke më ikur, e kap ngërçi, i dhemb shumë koka. Ishim në shtëpi, bëra drekën, djalin e çova të blinte bukë. Djali u vonua pata frikë. Erdhi policia na tha se ka pësuar aksident. Në spital më thanë s’ka shpëtim. Për 4 ditë nuk kishte vetëdije, e kam pritur çdo ditë e natë tek koka. E sollëm në shtëpi, donte të rikthehej në shkollë”, tregon nëna.

Shëndriti, 14-vjeçari, nga Fushë Kosova ka nevojë për një operacion në kokë që kushton 22 mijë euro. Nëna e tij tregon se pas aksidentit, djali po vuan nga infeksionet e rënda dhe dhimbje të forta të kokës. Ai ka qenë i shkëlqyer në shkollë, por tani thotë se nuk e kupton më matematikën si më parë. 14-vjeçari dashuron detin e Durrësit, por nëna e tij thotë se s’ka mundësi ta çojë.

“Vuan nga infeksione të shumta që nuk e lënë të qetë, çdo javë jemi në spital për kurim, përdor shumë ilaçe, madje edhe për stres. Këto vitet e fundit më shumë kam qëndruar në spital sesa në shtëpi. Para vitit të ri 30 ditë qëndrova në një karrige pranë tij në spital. Për të unë jepja zemrën, vetëm të shërohet. I shkoja tek shtrati e kontrolloja nëse merr frymë. Është shumë i stresuar, ka tre javë që nuk del jashtë shtëpisë. Nuk do ta dëgjojë më emrin e mjekut. Më thotë pse nuk shërohem dot. Djali ka qenë i shkëlqyer në shkollë, krejt me 5-a, por tani ka rënë nga notat. Nuk e kupton më si dikur matematikën, ka qejf të shëtisë Tiranën, Durrësin. E do detin”, tregon ajo.

Gruaja thotë se nuk ka të ardhura të mjaftueshme për operuar se burri është pa punë ndërsa ata kanë vështirësi të sigurojnë edhe ushqimin e përditshëm ndonjëherë.

“Burri nuk punon. Djali i madh ka lënë shkollën se nuk e përballonim dot ta mbanim në shkollë. Edhe pa ushqim kemi mbetur por nuk kanë ndihmuar njerëzit. Kemi shpenzuar shumë me blerjen e barnave. Spitali nuk na ofron medikamente, kemi marrë borxhe për t’ia blerë. Unë nuk jetoj dot pa të, jam shumë e lidhur me të. Ai nuk ma lëshonte dorën kur ishte i aksidentuar. Doja ta shikoja veç njëherë duke ecur dhe duke folur”, thotë mes lotësh nëna.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale apeli i nenes djali i aksidentuar nena e 15 vjecarit apeli i nenes djali i aksidentuar nena e 15 vjecarit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni