Bota

Doli negative në testin ndaj COVID-19, infermierja ndërron jetë një ditë pasi la spitalin

Një infermiere 43-vjeçare ndërroi jetë, vetëm 24 orë pasi kishte rezultuar negative në testin ndaj COVID-19.
Featured image of article: Doli negative në testin ndaj COVID-19, infermierja ndërron jetë një ditë pasi la spitalin Maria Mariangeli

ARGJENTINË -Një infermiere 43-vjeçare nga Argjentina ndërroi jetë pasi kishte rezultuar negative në testin ndaj COVID-19. Maria Mariangeli e cila qëndroi për 20 ditë në kujdes intensiv, arriti ta mposhte virusin. Mirëpo pas kthimit në shtëpi, ajo ndërroi jetë si pasojë e një komplikacioni në mushkri.

E reja punonte si infermier në Houssay Hospital. Pasi shfaqi simptomat e COVID, ajo u shtrua në spital, ku për 1 javë qëndroi e intbuar, ndërsa më pas vijoi mjekimin edhe për dy javë të tjera. Ajo nuk mundi të festojë ditëlindjen me familjen, pasi ndodhej në spital e izoluar.

Më 27 korrik ajo la spitalin pasi rezultoi negative në testin për COVID-19. Një ditë pas daljes nga spitali, ndërsa qëndronte në shtëpi, ajo shfaqi probleme me frymëmarrjen. Bashkëshorti i saj telefonoi ambulancën, e cila e dërgoi me urgjencë infermieren në spital. Gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e orëve dhe për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Perfil

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment