Rajoni

DOKUMENTI/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi, kryeprokurori i Hagës parashikon burgim të përjetshëm (E PLOTË)

Gjithashtu në letër thuhej se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende ishte bërë publike, ndaj Thaçi dhe do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.  Gjithashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime të tjera.
Featured image of article: DOKUMENTI/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi, kryeprokurori i Hagës parashikon burgim të përjetshëm (E PLOTË) Hashim Thaçi

KOSOVË- Publikohet fleta e arrestit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Dosja.al sjell të plotë, shkresën që, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i ka dërguar një letër gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou. Në këtë dokument që publikohet në media pas nisjes së procesit të gjykimit të Thaçit në Hagë, prokurori Smith thotë se nëse gjykata merr parasysh qëndrimin e prokurorisë, atëherë Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm. Po ashtu, në këtë shkresë ngrihet shqetësimi se ish-presidenti mund të arratisej, prandaj duhet të qëndrojë në arrest.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Fletarrestimi për Thaçin mban datën 26 tetor 2020 dhe është i publikuar në uebfaqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dokumenti: Lexo të plotë këtu dokumentin

(k.a;f.g/dosja.al)

Një Koment në “DOKUMENTI/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi, kryeprokurori i Hagës parashikon burgim të përjetshëm (E PLOTË)

  1. Asgje nuk ka per te ndodhur. Mbas perfundimit te gjyqit (do zgjase disa vjet) emrat e anetareve Te UCK do pastrohen nje here e pergjithmone dhe gjykata do perfundoje mandatin. Kjo do ndihmoje edhe demilitarizinin e politikes ne Kosove.

Shto Koment