PolitikeRajoni

Dokumenti “non-paper”/ Von Cramon: Janë draftuar në Moskë e Beograd, jo Bruksel! Kanë qëllim të trazojnë Ballkanin

Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte kurrsesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. Për këtë çështje, Von Cramon shtoi se Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.
Featured image of article: Dokumenti “non-paper”/ Von Cramon: Janë draftuar në Moskë e Beograd, jo Bruksel! Kanë qëllim të trazojnë Ballkanin Viola von Cramon

BRUKSEL-Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për dokumentet “non-paper” për ndyshim të kufijve në Ballkan, që rrodhën në media kohët e fundit, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd.

Ajo ka komentuar liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë. Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

Sipas saj, ‘non-paperat’ kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin. Ajo ka komentuar edhe përplasjet e djeshme në Samitin e Tiranës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Brnabiç. Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte kurrsesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. Për këtë çështje, Von Cramon shtoi se Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.

“Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e nevojshme të konsiderohet si i tillë, sepse ne duhet të vazhdojmë me agjendën pozitive në lidhje me atë se për çka duhet të pajtohemi, çka është në agjendën e Kosovës që synohet të arrihet. Mendoj se për mua, edhe për ne në Bruksel, është më e rëndësishme të fokusohemi në gjërat e përbashkëta për të cilat duhet të punojmë, se të shpërqendrohemi nga këto, t’i quajmë reagime apo kthime prapa të pakëndshme nga Serbia. Prandaj, nëse një gjë e tillë ishte e qëllimshme, e rastësishme, apo thjesht ndodhi, nuk e di. Nuk dua të spekuloj. Do të doja të përpiqemi të gjejmë agjendën në të cilën ju dhe Bashkimi Evropian duan të punojnë, në emër të qytetarëve të Kosovës. Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-paper’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel. Nuk isha prezente në atë tavolinë. Është e vështirë të komentoj atë gjë. Është fatkeqësi që ne ende jemi në këtë pikë. Çka të them. Nuk kam dëshmitarë të kësaj situate. Është e vështirë të them çkado nga jashtë. Andaj, do doja të jem konstruktive aq sa mundem. Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë përmban i ashtuquajturi dokumenti “non paper”?

Dokumenti që u publikua fillimisht në gazetën “Koha Ditore” dhe më pas edhe nga medie të tjera në Kosovë, flet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës (Mitrovicë, zonë me popullsi serbe) si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës. Sipas “Kohës Ditore” dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është konfirmuar asnjëherë nga të lartpërmendurit. Gjithashtu ndër të tjera në dokument thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të marrëveshjes ligjërisht detyruese “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit me OKB-në dhe Interpolin.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment