Rajoni

DOKUMENTI i parë i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë që rrezikoi të prishë koalicionin në Kosovë

Në dokumentin e parë të publikuar nga "RTVDukagjini" ishte shkruar që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji. Pikë e cila nxiti reagimin e menjëhershëm të Haradinaj.
Featured image of article: DOKUMENTI i parë i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë që rrezikoi të prishë koalicionin në Kosovë Dokumeti i marreveshjes se parë

KOSOVË–Është zbardhur versioni i parë i dokumentit të propozuar në fillim për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, por më vonë ajo është ndryshuar nga delegacioni kosovar që ishte gati të prishë koalicionin qeverisës. Ishte kreu i  AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili zhvilloi një bisedë telefonike me Hotin pak para takimit në Uashington, duke kërcënuar me largimin nga qeveria, por më pas u tërhoq.

Në bazë të dokumentit të publikuar nga RTV Dukagjini, shihet se rrezikohej e gjithë marrëveshja e jo vetëm koalicionin me qeverinë.

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.”- shkruhet në piëkn 16 të marrëveshjes.

Në dokumentin e parë të publikuar nga “RTVDukagjini” ishte shkruar që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji. Pikë e cila nxiti reagimin e menjëhershëm të Haradinaj.

Kjo pikë më pas është ndryshuar, duke u zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Por marrëveshja e plotë ka të botuar se nuk ka shkëmbim territoresh, por shkruhet se Serbia ka të drejtë që të përdorë liqenin e Ujmanit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Një tjetër detaj, është edhe dalja e Serbisë në portin e Durrësit, e gjitha kjo falë hekurudhës së dy vendeve që do të shtrihet nga “Adriatiku” deri në Serbi.

Gjithashtu  tjetër pikë që tërheq vëmendjen është edhe heqja e teknologjisë 5G dhe mospranimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Të vetmet gjëra që Kosova ka fituar nga marrëveshja janë ndalimi i fushatës së Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë dhe fillimi i kërkimeve dhe identifikimit të të zhdukurve të luftës.

Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

A.C/Dosja.al

Shto Koment