AktualitetFactcheck

DOKUMENTI/ Elvis Naçi blen 350 mijë € Spitalin Contintental, kryebamirësi i Firdeus shtrin rrënjët në pasuri me vlerë

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.
Featured image of article: DOKUMENTI/ Elvis Naçi blen 350 mijë € Spitalin Contintental, kryebamirësi i Firdeus shtrin rrënjët në pasuri me vlerë Elvis Naçi, spitali Continental

TIRANË- Dosja.al ka siguruar një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe  president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit. Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë.

 

Blerja e Continental nga Firdeus, pjese nga marreveshja

 

Blerja e Continental për 350 mijë euro

 

Siç edhe shihet në ekstraktin zyrtar të QKB-së, Fondacioni Firdeus është tashmë pronar i Spitalit Continental, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

Pronari i Continental ne QKB

Ajo që është ende e paqartë është nevoja e Naçit për të investuar 350 mijë €,  paratë e një Fondacioni bamirësie në një spital, kur supozohet se paratë e mbledhura për bamirësi nuk kanë si destinacion, blerjen e një spitali, por ndihmën e njerëzve në nevojë.

Kryebamirësi Naçi, ose siç njihet në sytë e shumë myslimanëve si “imami modern”, në këtë transaksion blerjeje me një vlerë të konsiderueshme, siç është ajo e një godine spitalore për 350 mijë €, ka përdorur paratë e Fondacionit Firdeus…

Ky fondacion më 11 maj 2018, ka hapur edhe një qendër shëndetësore në Tiranë me planin se aty do të ofrohej ndihma mjekësore falas për të gjithë personat që nuk kanë mundësi të paguajnë…

Paradoksi qëndron në faktin, se imami Naçi pasi viziton të varfërit falas në një qendër bamirësie, kërkon pagesë nga ana tjetër në një tjetër spital, privat siç është ai Continental…

(F.g/dosja.al)

10 Komente në “DOKUMENTI/ Elvis Naçi blen 350 mijë € Spitalin Contintental, kryebamirësi i Firdeus shtrin rrënjët në pasuri me vlerë

  1. Shume me vend dote kerkojn ndihm skanoret te mjeku pa pages

    • Gabim te madhe dhe qenka fute ne haram Elvisi sa eshte i rende qe spitalin e ka qite ne emer te ti.Por ka vye me be deklarate si prone e popullit skamnor.Ndoshta jam gabim,por pasi spitali eshte prone e imamit ka vye ose me ba prone e xhamise,kjo kishte qen ma e rruges dhe kishin investue edhe emiratet.Kesaj meseles i thuhet vjedhje e te hapure.

    • Prsh
      Elvis Naci eshte nje vullnetar per gjith shqiptaret edhe po ndimon cdo nje qe ka nevoj.
      Shpresoj ke kete edhe te tjere vullnetar si Elvisi qe te ndimoj shqiperine qe te eci perpara.
      Flm

  2. Ka bere diçka pozitive duke blere spitalin,nje shoqate bamirsie ka nevoje edhe per nje spital per ta patur ne dispozicion dhe sherbim te njerzve ne nevoje per bamirsi.Ka shum njerez qe kan nevoje per te tolle sherbimi ne shqiperi.

  3. A u munduat te pyesni fondacionin ne fjale se cilat qellimet e tij me kete investim dhe si i ka siguruar fondet? Apo shyqyr qe gjetet dy dokumente publike dhe hajt te krijojme tymnaje?

  4. Nje koment i tille kaq negativ vetem si pasoje e paragjykimit tyaj eshte nje akt qe nxit urrejtje. Kur dihet sh mir qe imami ne fjale ka ndihmuar sh njerez dhe vazhdon te kryeje nje pune gjigande ne kte drejtin.

  5. Pershendes

    E ka Permen me ni ligjerat hoxha

    Q duhet me ble ni spital ku behet sherrim pa pare

    Per nevojtar

    Ju lutem
    A Nuk o mir kjo ?

  6. Sali berisha i rradhes. Popull leckaman e injorant. I jep menderen te parit sharlatan qe i premton kafshaten e gojes. Cfare dreq Europe doni ju, bajga anadolli

  7. sh mire ka bere qe e ka blere njerez me zemer te madhe i vine ralle vendit tone.Visi eshte sh djale i mire.ALLAHU E SHPERBLEFTE ME XHENET.

  8. Po cfare i keni kto sulme kundra elvisit,nuk thoni shyqyr qe po ben ca pune te mira,prandaj sbejme hajer ne shqipetaret sesa ngrihet njeri te gjithe ku ta ulim figuren e tij,ne perendim ku shohin modele te tilla i perkrahin ,i reklamojne ne shqipetaret ku ti biem .

Shto Koment