LIVE UPDATES
Politike

Dokumenti/ Bashkia pagoi në nëntor oponencën teknike për projektin e Teatrit të ri, si u tejkaluan procedurat në përzgjed

19 Maj 2020, 17:13 Nga DOSJA

TIRANË– Me shembjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar mëngjesin e së dielës, tashmë qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë premtuar nisjen e punës për ndërtimin e një Teatri të ri modern dhe me të gjitha kushtet, që sipas tyre kërkon koha, por edhe aktorët që të japin më të mirën e tyre për publikun.pjimage (2)

Por sa më shumë kërkon për Teatrin, aq më shpesh do të habitesh nga kaosi i dokumenteve, nxitimi, fshehja apo edhe shkeljet e mundshme të procedurave ligjore. Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi dje projektin që do të ndërtohet me taksat e qytetarëve i realizuar nga arkitekti Bjarke Ingels. ]

Ky projekt nuk është i panjohur për publikun shqiptar, pasi është prezantuar për herë të parë për qytetarët që në marsin e vitit 2018-të. Kryeministri Rama deklaroi në një intervistë për televizionin “T7” në Kosovë se ajo që është paraqitur në mars 2018 dhe që riprezantoi dje kryebashkiaku Veliaj, është thjesht një projekt-ide dhe se në vijim do të punohet me arkitektin për detajimet që pritet të konkludohen në shtator.

“Për Teatrin e kemi projekt-idenë, do disponohet nga bashkia, është bashkia që do punojë me arkitektin e në këto muaj do detajohet gjithë projekti në shtator a tetor. Është ideja të jemi në kantier, pra besoj se në vjeshtë”, deklaroi Rama.

Por për projektin në fjalë, që nga Kryeministri cilësohet si ide, Bashkia Tiranë ka paguar oponencën teknike që në nëntor 2019, sipas të dhënave të publikuara nga siti “Open Spending Data”. Pra, edhe pse nuk e ka pasur në pronësi territorin e Teatrit dhe pa ndonjë tender a garë publike për përzgjedhjen e projektit fitues, nga Bashkia Tiranë janë paguar 1.5 milionë lekë në adresë të Institutit Kombëtar të Ndërtimit që ka bërë oponencën teknike të projektit.

PREZANTIMI SI PROJEKT

ME PPP Në 2018-ën, projekti u propozua nga qeveria dhe formula e ndërtimit të Teatrit do të ishte me Partneritet Publik-Privat (PPP). Ishte firma “Fusha Sh.p.k” që kishte paraqitur një propozim të pa kërkuar për të ndërtuar Teatrin Kombëtar dhe në hapësirën tjetër pas tij të vazhdonte me ndërtimin e disa kullave, duke qenë se pronari i kësaj firme zotëronte një sipërfaqe toke në atë zonë dhe kishte shprehur vullnetin për ta zhvilluar. Në prezantimin e projektit në 12 mars të 2018- ës, bashkë me Kryeministrin Rama ishte i pranishëm edhe arkitekti danez, Bjarke Ingels, i cili shpalosi idenë e tij për mënyrën e ndërtimit të godinës dhe zhvillimit të të gjithë hapësirës.shembja1

“Këtu ku është Teatri, kemi një hapësirë këmbësorësh mes ministrive dhe Teatrit, por qëllimi është që të zhvillojmë më tej vizionin për pjesën urbane të qytetit. Në fakt është qendër shumë e këndshme për këmbësorët. Do përpiqemi që Teatrin ta ndërtojmë për të rritur lidhjen mes ambienteve, që janë tejet të gjelbra”, deklaronte mes të tjerash Bjarke Ingels në mars 2018. Në funksion të këtij projekti, u hartua dhe miratua në Kuvend edhe një ligj special për të ndërtuar Teatrin e ri. Ligji u kontestua nga opozita, por edhe nga Presidenti Meta, me pretendimin se favorizonte firmën “Fusha” në procedurat e tenderimit. Meta e çoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese dhe në korrik të vitit 2019, Gjykata është përgjigjur se e ka marrë në shqyrtim çështjen, por vendimmarrja vijon të mbetet pezull, për shkak të mungesës së kuorumit të kësaj gjykate.shembja

TENDERI I PRETENDUAR PËR TEATRIN

Në shtator të vitit 2019 ishte vetë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, që në një intervistë për Report Tv deklaronte se deri në atë moment nuk kishte asnjë projekt final për godinën e re të Teatrit Kombëtar. Projekti që ishte prezantuar në 2018-ën nga Rama dhe arkitekti Ingels, për Çulin nuk ishte projekti definitiv dhe se do të kishte edhe të tjerë konkurrentë.

“U arrit një marrëveshje me Veliajn dhe një pjesë të komunitetit që ishin në lëvizje, me sindikatën ku u bë një marrëveshje me Altin Bashën, Arben Derhemin, që nuk do preket, madje u bë një ligj i veçantë. Është ngritur një komision, i cili negocion me firmat që do të futen në konkurrim. Ai nuk është projekti definitiv, është një nga konkurruesit”, theksonte Çuli. Këtë pretendim për garë e kishte theksuar edhe kompania arkitekturore, BIG, dhe Bjarke Ingels, i cili aso kohe dekolaronte se ishte ftuar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj për të punuar për një projekt për Teatrin që në vitin 2016.

PROJEKTI I NJË JTË ME PARA PUBLIKE

Pas këtyre deklaratave për një projekt, që kishte rezultuar fitues në një garë, ku kishin qenë edhe rivalë të tjerë, në shkurt 2020, qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që të tërhiqen nga plani për të ndërtuar Teatrin me formulën PPP. Kryebashkiaku Erion Veliaj në deklarimet e tij publike pati deklaruar se vendimi ishte marrë pas kërkesave shtesë të aktorëve në lidhje me teknologjinë dhe aspekte teknike që do duhej të kishte Teatri i ri dhe që firma private nuk mund t’i plotësonte.

Në një intervistë për “Top Channel”, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, pati deklaruar se Teatri i ri me paratë publike do të jetë ai që ishte prezantuar në vitin 2018 dhe që ishte si pjesë e planit që kishte firma “Fusha” për zhvillimin e gjithë zonës në tërësi. “Ne do realizojmë të njëjtin projekt të Teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do jemi ne operatori që e realizon, pra, do bëjmë Teatrin e propozuar të Bjarke Ingels”. Ajo që mbetet e paqartë në këtë histori, është se si një projekt i paguar nga firma “Fusha” i është dhënë bashkisë.

Marrë nga Panorama.com.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shembja e teatrit kombëtar erion veliaj shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën