Aktualitet

DOKUMENTET/ Super-tender tek Posta Shqiptare! 400 milionë për lexues barkodesh, kusht të jetë “wireless”

Në një kohë kur njerëzit e shkretë heqin picirin duke pritur në rradhë pranë zyrave të Postës Shqiptare, Laerti gjen kohë të harxhojë 400 milionë lekë për të blerë lexues barkodesh. Dhe jo lexues dosido, por “wireless”, pa tela me pak fjalë.
Featured image of article: DOKUMENTET/ Super-tender tek Posta Shqiptare! 400 milionë për lexues barkodesh, kusht të jetë “wireless” Laert Duraj, drejtori i postës shqiptare

Leku letër plako! Jo për ne si popull, jo! Qetësohuni. Bëhet fjalë për xhepat e Laert Duraj, administratorit të Postës Shqiptare. Nuk dihet në fakt sa të mëdha i ka xhepat Laerti pasi gjithë këto para të dhënë nëpër tendera të ndryshëm nuk ka kasafortë që i përballon. Në një kohë kur njerëzit e shkretë heqin picirin duke pritur në rradhë pranë zyrave të Postës Shqiptare, Laerti gjen kohë të harxhojë 400 milionë lekë për të blerë lexues barkodesh. Dhe jo lexues dosido, por “wireless”, pa tela me pak fjalë.

Duket se pavarësisht situatës me COVID-19 e cila ka dëmtuar rëndë financat e popullit dhe shumicës së bizneseve, Laert Duraj harxhon rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë lexues barkodesh për Postën Shqiptare. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-72049-09-16-2020 dhe me objekt “Blerje palmar profesional, barkod reader me wireless, lexues barkodesh”.

Kompania fituese është shpallur “Sinteza CO” me një vlerë të ofruar prej 32,821,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani ka për administrator dhe pronar shtetasin Shkëlqim Dino. Në këtë tender kanë marrë pjesë 3 kompani nga të cilat njëra prej tyre ka ofruar një vlerë më të vogël sesa fituesi. Më konkretisht diferenca e kompanisë që ka ofruar vlerë më të ulët me vlerën e firmës fituese është rreth 36 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E megjithatë, ndonëse ka ofruar rreth 36 milionë lekë të vjetra më pak, firma në fjalë është skualifikuar me pretekstin e zakonshëm se nuk përmbushte kriteret. Nga ana tjetër vihet re se vlera e ofruar nga firma fituese është thuajse e barabartë me vlerën e fondit limit, ose e shprehur në përqindje, rreth 97.3% e këtij fondi. Të dyja këto fakte ngrenë dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se një pjesë e mirë e këtyre milionave do të përfundojnë në xhepat e Laertit.

Marrë nga JOQ

Shto Koment