AktualitetFactcheck

DOKUMENTET-SKANDALI/ Si “përpiu” 1.4 miliardë lekë nga bashkia Kamëz kompania e nipit të Sadri Abazit, Alko Impex vodhi identitetin e shtetasve të Kosovës dhe i shiti si inxhinierë, ‘fantazmat’ që nuk u verifikuan

Bashkia Kamëz i dha 1.4 miliardë lekë kompanisë së nipit të deputetit Sadri Abazi, pa i verifikuar fare kush ishin emrat që do të bënin punën, pa kaluar asnjë filtër verifikimi, pa parë asnjë shembull nga punët e mëparshme.
Featured image of article: DOKUMENTET-SKANDALI/ Si “përpiu” 1.4 miliardë lekë nga bashkia Kamëz kompania e nipit të Sadri Abazit, Alko Impex vodhi identitetin e shtetasve të Kosovës dhe i shiti si inxhinierë, ‘fantazmat’ që nuk u verifikuan Sadri Abazi dhe dokumenti

TIRANË- Dosja.al sjell skandalin e rëndë që implikon bashkinë Kamëz dhe kompaninë Alko Impex, në një tender të zhvilluar në vitin 2018. Më herët ju keni lexuar sesi me dokumente false, kompania e nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, Arbër Abazit mundi të marrë 1.3 milionë euro nga Bashkia e Kavajë (https://dosja.al/ekskluzive-skandali-kompania-e-nipit-te-sadri-abazit-mashtroi-bashkine-kavaje-gllaberoi-1-mln-euro-me-deklarim-fals-dhe-inxhinier-te-rreme/),

ndërsa me të njëjtën metodë tentoi të gllabërojë gati 3.5 milionë euro në të paktën dy bashki të tjera, Elbasan dhe Korçë, ku për fat të mirë një denoncim shpëtoi paratë e shqiptarëve, nga një kompani e licensuar jo për pastrim mbetjesh, por me siguri për falsifikim dokumentesh. (https://dosja.al/dokumentet-gllaberimi-i-radhes-si-tentoi-te-merrte-3-5-mln-euro-tendera-me-letra-false-kompania-e-nipit-te-deputetit-sadri-abazi-mashtrimi-u-kap-nga-bashkia-e-elbasanit-shpetoi-dhe-korca/)

Por, historia vazhdon. Në vitin 2018, Bashkia Kamëz ka zhvilluar një tender për pastrimin dhe grumbullimin e mbetjeve, me vlerë 1.4 miliardë lekë. Kontrata me formë PPP, i jep mundësinë privatit, Alco Impex të mbledhë plehrat e Bashkisë Kamëz për 12 vite. Por çfarë ka ndodhur më pas? Kompania duhet të provonte që kishte në organikë një drejtues teknik me eksperiencë pune më shumë se 5-vjeçare në fushën e trajtimit të mbetjeve.

Dhe Alko Impex, nuk është treguar kursimtare. Në listën e dorëzuar, pjesë e dokumentave të paverifikuara kurrë nga zyrtarët e bashkisë Kamëz, kompania ka prezantuar emrat e shoqërisë, nga dega e Kosovës si vijon: Alaudin Behluki, Kujtim Gashi, Selver Beqiri, Agon Jakupi, Ajetn Gashi, Hamdije Idrizi, Bekim Selmani dhe Sylejmon Latifi.

Të gjithë këta emra janë prezantuar si drejtuesit teknik që do të kryenin punimet pas fitimit të kontratës. Por a ekzistojnë vërtetë këta shtetas? 

Dosja.al i verifikoi emrat e tyre njëri pas tjetrit, por disa na rezultuan se janë “fantazma”. E nisim nga i pari; Alaudin Behluli, sipas verifikimeve nuk rezulton fare pjesë e Alko Impex në Kosovë dhe në listëpagesat e kompanisë. 

I dyti është edhe më interesant; Kujtim Gashi me numër identifikimi 1172679958, rezulton se i ka vjedhur numrin e identifikimit shtetasit kosovar, Fatlum Fejza. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa tek i treti, Alko Impex, ka prezantuar Lutfi Sadikun me numër identifikimi 100755352, një numër personal me 9 shifra, ndërkohë që qytetarët e Kosovës janë të pajisur me dokumente identifikimi me 10 shifra? Ku shkoi e 10-a? 

Sylejman Latifi me numër identifikimi 1102645010, nuk është i pajisur fare me këtë numër personal siç prezanton kompania Alko Impex. 

Selver Beqiri me numër identifikimi 1013242140, ka vjedhur numrin personal të shtetasit të Kosovës Ilmi Ajvazi. 

Siç mund të shihet qartë në verifikimin e bërë nga Dosja.al, një kompani e licensuar me emra të rremë dhe “fantazma” që iu kanë vjedhur numrat personalë të shtetasve të Kosovës, kanë fituar miliarda nga tenderat e Bashkive në Shqipëri. Torta e madhe, nuk është vetëm në tenderat e ministrive, pasi luga është shpërndarë kudo, dhe dikush e mban në brez, gati në çdo rast. Bashkia Kamëz i dha 1.4 miliardë lekë kompanisë së nipit të deputetit Sadri Abazi, pa i verifikuar fare kush ishin emrat që do të bënin punën, pa kaluar asnjë filtër verifikimi, pa parë asnjë shembull nga punët e mëparshme. Ndërkohë që Prokuroria ende nuk ka parë asgjë, ne vazhdojmë. Denoncimet për Alkoimpex sa vijnë dhe shtohen. 

(Dosja.al)

Shto Koment