Aktualitet

DOKUMENTET/ Koordinatori i LSI në Vorë denoncon: Kryetari i pazgjedhur kërkon 5 këshilltarë për veten dhe shton personelin me 73 vete në prag të fushatës

Në këto shkresa shihet sesi Picari, kërkon vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve shtimin e personelit me 73 vetë në këtë bashki. Por çudia nuk mbyllet me kaq. Picari kërkon të punësojë edhe 5 këshilltarë që ta këshillojnë.
Featured image of article: DOKUMENTET/ Koordinatori i LSI në Vorë denoncon: Kryetari i pazgjedhur kërkon 5 këshilltarë për veten dhe shton personelin me 73 vete në prag të fushatës Gentian Picari, Vojo Bregu

TIRANË– Vojo Bregu, koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, ka denoncuar një ngjarje të pazakontë që po ndodh në këtë bashki. Bregu ka publikuar në rrjetet sociale shkresat që kanë dalë nga ky institucion që drejtohet nga Gentian Picari, i ngarkuar me detyrën e kryebashkiakut. Në këto shkresa shihet sesi Picari, kërkon vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve shtimin e personelit me 73 vetë në këtë bashki. Por çudia nuk mbyllet me kaq. Picari kërkon të punësojë edhe 5 këshilltarë që ta këshillojnë.

DENONCIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gentian Picari, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, bashkisë më të falimentuar në vend sipas raportit të KLSH-së, në shkresën në foto, “prozon” shtimin e 73 punonjësve bashkiakë dy ditë para skadencës së afatit ligjor (për ndryshimet në administratë)të vendosur nga KQZ.Ndërkohë që zyrtarët e Rilindjes po paditen për përdorimin e funksionit publik ne funksion të fushatës, edhe ne “prozojme” t’i dhurohet Gentianit një abetare përpos hetimit administrativ nga KQZ , për shtimin në administratë të 73 robotëve për like & share të postimeve të Rilindjes.P.S. Kryetari i pazgjedhur ka 5 këshilltarë.

(f.g)/dosja.al

Një Koment në “DOKUMENTET/ Koordinatori i LSI në Vorë denoncon: Kryetari i pazgjedhur kërkon 5 këshilltarë për veten dhe shton personelin me 73 vete në prag të fushatës

  1. Vojo eshte njeriu me i korruptuar qe mund te kete njohur administrata shqiptaer, pyesni per bemat e tij tek ministria e bujqesise. ky duhet te ishte ne burg, sot na del si shptrese e se nesermes.

Shto Koment