
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një denoncim shprehet se Edi Rama i ka dhënë monopolin e lojërave të fatit për 10 vite vëllait të ministres së Shëndetësisë. Në reagimin e saj Zhupa shprehet se Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të fatit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Finacave ka licencuar të vetmen kompani në treg “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a, ish-kompania e vëllait të Manastirliut (APEX-AL) do të ushtrojë veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në të gjitha ambjentet hoteliere të vleresuar me 5 yje.
Po ashtu zyrtarja e PD-së shton se mbyllja e lojërave të fatit për t`i rihapur si monopol me lidhjet nepotike edhe me lidhjet klienteliste duket se ka qenë i vetmi qëllim i Ramës dhe i gjithë propagandës së tij kundra bixhozit.


































REAGIMI I PLOTË
Monopoli për lojërat e fatit, në të gjitha hotelet e liçensuara me 5 yje, i jepet nga Rama për 10 vjet ish kompanisë APEX- AL me emër të ndryshuar edhe vëllait të Ministres së tij të Shëndetësisë Manastirliu, Alban Manastirliu! Me 19 maj 2020, Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të fatit pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Finacave ka liçencuar të vetmen kompani në treg “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a (ish APEX-AL) që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në të gjitha ambjentet hoteliere të vleresuar me 5 yje.
Kompania “ADRIA ENTERTAINMENT” sh.a aktualisht zotërohet nga aksionerët: APEX Holding GmbH , GREEN LINE HOLDING , APEX Enterprise GmbH , ËSI dhe “VLT Albania” sh.a (bashkim kompanie). Pikërisht “VLT Albania” sh.a është kompani shqiptare me administrator z. Alban Manastirliu (vëllai i Ministres së shëndetësisë, bashkëpunëtores ndër vite të Edi Rames, Ogerta Manastirliu ) që ka në veprimtarinë e saj kryesore lojrat e fatit me “Adria Entertainment” sh.a . Mbyllja e lojërave të fatit për t`i rihapur si monopol me lidhjet nepotike edhe me lidhjet klienteliste duket se ka qenë i vetmi qëllim i Ramës dhe i gjithë propagandës së tij kundra bixhozit.
(A.B. Dosja.al)