Sport

Dokumente false në FIFA, Flamurtari padit 4 futbollistë!

Pretendimet e administratorit të Flamurtarit janë që ai i ka paguar futbollistët, por ata në FIFA kanë paraqitur dokumentacion fals dhe në fund e ka pësuar klubi vlonjat
Featured image of article: Dokumente false në FIFA, Flamurtari padit 4 futbollistë! Sinan Idrizi

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka zbuluar për ABC News se do të hapë gjyq penal ndaj 4 ish- futbollistëve të klubit vlonjat për shkak se ata kanë paraqitur në FIFA dokumentacione false, edhe pse ai pretendon se i ka paguar.

Situatë në radhët e klubit të Flamurtarit është më e trazuar se kurrë. Si të mos mjaftonte paraqitja në këtë edicion, ku kuqezinjtë renditen në vendin e fundit të tabelës, në kampin vlonjat gëlon një tjetër çështje edhe më e nxehtë.

Pak ditë më parë u raportua se FIFA ka bllokuar merkaton hyrëse të Flamurtarit për tre sezone me radhë, kjo për shkak të borxheve që mbart klubi kundrejt futbollistëve apo ish-futbollistëve që kanë veshur më parë fanellën e kuqezinjve.

Një situatë e tillë u shoqërua me një deklarate të fuqishme të administratorit të klubit Flamurtari, Sinan Idrizi, i cili tha me plot bindje se klubi do të vijojë të zhvilloje një merkato normale. Së fundmi numri një i klubit vlonjat zbulon për ABC News se do të hapë gjyq penal ndaj katër ish-futbollistëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pretendimet e administratorit të Flamurtarit janë që ai i ka paguar futbollistët, por ata në FIFA kanë paraqitur dokumentacion fals dhe në fund e ka pësuar klubi vlonjat. Për këtë ai do t’i drejtohet prokurorisë për të bërë kallëzim penal për lojtarët që i kanë bërë gjithë këtë dëm financiar dhe sportiv klubit.

Çështjen e falsifikimeve Idrizi e përmendi edhe në deklaratën e ditës së hënë, ku theksonte se një avokat po i shantazhonte ata. (Marrë nga ABC News)

M.P. / Dosja.al

Shto Koment