LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTAT: Skandali i Veliajt me tenderin e plehrave, anulohet procedura 5 mln euro

14 Qershor 2021, 11:31 Nga DOSJA
DOKUMENTAT: Skandali i Veliajt me tenderin e plehrave, anulohet procedura 5 mln

Bashkia e Tiranës i ka dhënë tenderin për pastrimin e lotit të dytë të Tiranës kompanisë “KORSEL” pa kryer asnjë verifikim për të. Pas ankimimit të një kompanie tjetër, e cila u skualifikua nga gara, Komisioni i Prokurimit Publik ka zbardhur skandalin dhe anuluar tenderin 5 milion euro. Gjatë kohës që kryheshin hetimet për kompaninë “Korsel”, Veliaj nënshkroi një shtesë kontrate duke i dhënë pa asnjë garë kompanisë 33 milionë lekë nëpërmjet procedurës së negocimit

Nga SYRI TV

Komisioni i Prokurimit Publik ka zbuluar një skandal gjigand në tenderin mbi 5 milionë euro të pastrimit të plehrave, të zhvilluar pak javë më parë nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj. Kompania, e cila u shpall fituese nga administrata e bashkisë së Tiranës për lotin II të pastrimit të qytetit, dyshohet se ka depozituar të dhëna të falsifikuara.

Për këtë skandal është vënë në dijeni edhe Bashkia e Veliajt, e cila nuk ka kryer asnjë verifikim. Për më tepër, Veliaj dhe vartësit e tij kanë tentuar të vijojë procedurën, e cila më pas është pezulluar dhe më tej anuluar plotësisht nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Në Dhjetor 2020, Bashkia e Tiranës shpalli tenderin për pastrimin e Zonës Tirana II, me fond limit rreth 550 milionë lekë të reja ose rreth 5 milion euro. Në tenderin, i cili u mbyll në janar të këtij viti, rezultoi se morën pjesë 5 kompani, nga të cilat vetëm dy u kualifikuan. Konkretisht, “Korsel” shpk dhe “Fusha” shpk.

Një prej operatorëve të skualifikuar kundërshtoi vendimin e Bashkisë së Tiranës. Sipas ankesës së drejtuar në zyrat e Veliajt, kjo kompani ngrinte dy argumenta kryesore. Së pari, ajo vetë plotësonte të gjithë kriteret dhe ishte skualifikuar padrejtësisht.

Së dyti, kompania “Korsel”, e cila ishte fituesja e mundshme e këtij tenderi, kishte depozituar të dhëna të rreme mbi kapacitetet e makinerive, duke vënë në dispozicion të zyrave të Veliajt edhe dokumentacionin përkatës.

Bashkia e Tiranës e rrëzoi ankimin dhe kompania iu drejtua Komisionit të Prokurimit Publik. Shkalla e dytë e vlerësimit të tenderave, pasi mori ankimin dhe dokumentacionin, vendosi në Mars 2021 që të pezullonte përkohësisht procedurën e tenderit. Komisioni i Prokurimit Publik angazhoi kanalet diplomatike, përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe ambasadës Shqiptare në Rumani, për të kryer verifikimet e nevojshme mbi mjetet që shoqëria “Korsel” kishte marrë me qera në një kompani në atë vend.

Ndërkohë që KPP po kryente verifikimet dhe kishte pezulluar tenderin për pastrimin e zonës II të Tiranës, Bashkia e Veliajt nënshkroi një shtesë kontrate me kompaninë “Korsel”, e cila e kishte pasur më parë në ngarkim shërbimin për atë pjesë të territorit.

Kjo shtesë kontrate, e nënshkruar në Mars të këtij viti, ishte rreth 33 milionë lekë të reja dhe iu dha shoqërisë “Korsel”, nëpërmjet procedurës së negocimit, pra pa garë.

Ndërkohë, në Maj 2021, Komisioni i Prokurimit Publik mori përgjigje nga autoritetet rumune. Dokumentat treguar se informacionet e kompania ankuese ishin të sakta dhe se kompania “Korsel” kishte depozituar dokumenta të rreme për makineritë në tenderin 5 milionë euro.

Në këtë situatë, Komisioni i Prokurimit Publik ngarkoi Agjencinë e Prokurimit Publik që të kryej hetim të thelluar mbi këtë skandal. Nga ana tjetër, KPP konstatoi se edhe Bashkia e Tiranës ka vendosur kritere kualifikimi në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duke krijuar paqartësi, të cilat cënojnë parime si mosdiskriminimi, proporcionaliteti dhe dobishmëria.

Për të gjithë problemet e konstatuara, KPP vendosi në përfundim që të anulojë plotësisht tenderin 5 milionë euro dhe të detyrojë Bashkinë e Tiranës të rishpallë procedurën, duke konfirmuar në këtë mënyrë skandalin ku u përfshi edhe zyra e Erion Veliajt, e cila tentoi të nënshkruajë kontratën pa kryer asnjë verifikim.

Marrë nga Syri

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia e tiranes erion veliaj komisioni i prokurimit publik kompania “korsel” bashkia e tiranes erion veliaj komisioni i prokurimit publik kompania “korsel”

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni