Politike

DOKUMENTAT/ Ben Blushi ndërton lulishte në tokën e tij për banorët e fshatit, Berisha e sulmon

Ben Blushi dhe bashkëshortja e tij, kanë aplikuar për leje në Bashkinë e Korçës, për të ndërtuar një lulishte me paratë e tij dhe jo një godinë siç pretendon ish kryeministri Berisha.
Featured image of article: DOKUMENTAT/ Ben Blushi ndërton lulishte në tokën e tij për banorët e fshatit, Berisha e sulmon Ben Blushi, drejtor i top Channel dhe Sali Berisha, ish-kryeminister

Ish kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në facebook (shiko këtu) ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin, se po ndërton pa leje në fshatin Dardhë të Korçës. Ky lajm ka qarkulluar edhe në ndonje portal, që përdoret si pushkë gjobe nga segmente të caktuara.

Sipas denoncimit të Berishës, thuhet që Blushi ka zaptuar pa dokumenta mbi 1000 m2 tokë në fshatin Dardhë dhe po ndërton pa leje një tjetër godinë. Berisha ka publikuar edhe një video, në të cilën e ka siguruar nga TV Klan, pasi banorët kanë parë makinën e këtij televizioni duke filmuar banesën dhe truallin privat të Ben Blushit.

Por Ajsbergu ka siguruar dokumentat dhe e vërteta është ndryshe. Ben Blushi dhe bashkëshortja e tij, kanë aplikuar për leje në Bashkinë e Korçës, për të ndërtuar një lulishte me paratë e tij dhe jo një godinë siç pretendon ish kryeministri Berisha.

Leja është firmosur nga kryebashkiaku Sotiraq Filo në 23 prill 2020 dhe sipas planimetrisë shihet fare qartë që bëhet fjalë për ndërtimin e një lulishte me pemë dekorative, riparimi i mureve etj.

Madje, lulishten ai po e zhvillon në tokën që vetë Blushi ka blerë, pasi rezulton të jetë pronar i këtij trualli me çertifikatë pronësie. Në dokumenta shihet edhe investimi publik për banorët e Dardhës dhe leja e marrë nga familja Blushi në truallin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime për Ajsbergun thanë se në fshat është përdorur një banor aty për të ngritur një “skandal” që nuk ekziston ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel. Pikërisht ky banor ka bërë edhe fotot ndaj Blushit, të cilat më pas ia ka dërguar Sali Berishës dhe ndonjë portali.

Toka ku po ndërtohet lulishtja është 250 m2, në pronësi të familjes Blushi dhe jo 1000 m2 siç pretendohet në akuzat e Berishës. Marrë nga Ajsbergu.com

Dokumentet që provojnë se Ben Blushi po ndërton lulishte dhe jo godinë:

Një Koment në “DOKUMENTAT/ Ben Blushi ndërton lulishte në tokën e tij për banorët e fshatit, Berisha e sulmon

  1. Ky Saliu paska qen mashtrues i madh, ca behet keshtu. lexo njerzit fb e nje doktori te cmendur dhe shiko si genjen. blushi ben lulishte ne prone te tij per fshatin, Berisha thote po nderton godine. pupu llumi

Shto Koment