BotaShowbiz

Dokumentari tronditës/ Ana e errët e kineastit Woody Allen, nga akuzat për ngacmim të vajzave të tij te lidhja me modelen 16-vjeçare

Një nga dëshmitë më të rëndësishme të dokumentarit është ajo e Christina Engelhardt, e cila pretendon se Allen e joshi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai 41. Në atë kohë, adoleshentja filloi karrierën ë saj në fushën e modelimit.
Featured image of article: Dokumentari tronditës/ Ana e errët e kineastit Woody Allen, nga akuzat për ngacmim të vajzave të tij te lidhja me modelen 16-vjeçare Woody Allen me ish bashkeshorten Mia Farrow

SHBA– Një dokumentar me 4 seri ka filluar transmetimin në HBO, nën titullin Allen krahas Farrow, ka tronditur opinionin publik me detaje të reja mbi akuzat e abuzimit seksual ndaj regjisorit Woody Allen.

Sipas The Guardian, dokumentari  i realizuar nga Kirby Dick dhe Amy Ziering, rikthen tek publiku aspektet e errëta të së kaluarës erotike të Woody Allen, duke u përqendruar në luftën e ashpër të kineastit legjendar me ish-partneren e tij, Mia Farrow.

Regjisorët që qëndrojnë pas disa dokumentarëve më thelbësorë të dekadës mbi sulmin seksual dhe kulturat që e lejojnë dhe mbështesin atë, përfshirë On The Record, The Hunting Ground dhe The Invisible War, ishin të njohur me historinë e Dylan, e cila në gusht të 1992, në moshën shtatë vjeçare, pretendon se babai i saj birësues, kineasti Woody Allen, e sulmoi seksualisht atë në një papafingo.

Një nga dëshmitë më të rëndësishme të dokumentarit është ajo e Christina Engelhardt, e cila pretendon se Allen e joshi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai 41. Në atë kohë, adoleshentja filloi karrierën ë saj në fushën e modelimit. Woody Allen e bëri historinë e tyre film “Annie Hall” dhe “Manhattan”, dy nga filmat e tij më ikonikë të regjisorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot pas 40 vitesh, Christina flet për ironinë që fsheh komploti i filmit të famshëm për të.

“Ky film më kujtoi gjithnjë se si ai luante me personazhet në filmat e tij dhe se si ai luante me mua”, – thotë 61-vjeçarja sot.

Allen e ka mohuar akuzat për ngacmimin e Dylanit, dhe hodhi poshtë akuzat në publik dhe me një padi të ashpër, shumë të ndjekur në 1993 për nënën e Dylan, Mia Farrow. Ai i quajti akuzat si trillime të ish-bashkëshortes Mia si një hakmarrje për ndarjen e tyre.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment