Politike

Dokumentari për drogë, Vasili: Gënjejnë debilat e qeverisë jo RAI 3

  • Rama: S’kemi ç’bëjmë! Ato do të flasin, llafet do t’i ketë marrë era
  • Në një status në Facebook, ish-kreu i grupit parlamentar shkruan se televizioni italian ka treguar të vërtetën në llidhje me trafikun e drogës në Shqipëri.
    Featured image of article: Dokumentari për drogë, Vasili: Gënjejnë debilat e qeverisë jo RAI 3 Petrit Vasili

    TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se nuk gënjen televizioni italian në lidhje me dokumentarin ku tregoi trafikun e drogës në Shqipëri, por qeveria.

    Në një status në rrjetet sociale Vasili i cilëson debila njerëzit e qeverisë që nuk japin përcaktime se çfarë bën RAI 3.

    Në këtë mënyrë ish-kreu i grupit parlamentar i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi dokumentarin e publikuar nga Rai 3, u shpreh se kjo nuk është gazetari.

    Statusi i Petrit Vasilit

    Debilat e qeverise genjejne, jo RAI 3!!

    Po kaq debila jane keta te qeverise qe mendojne se shqiptaret nuk do besojne shefin e antimafias italiane dhe RAI 3, por do besojne keta ordineret e qeverise.

    Sindikata e debilave ne qeveri me kryedebilin dhe ate tjetrin e ministrise se brendshme po japin edhe percaktime se cfare eshte dhe ben RAI 3.

    RAI 3 eshte do te jete atje ku eshte prej dhjetra vjetesh,por keta debilat ku do te jene?

    Se njerezit do te kene neveri te qeshin me ta edhe si debila.

    RAI 3 nuk eshte zorre qorre e ketyre dhe thote te verteten,ndersa keta jane mesuar me ato media te cilave u hedhin kocka si qenve dhe ato lehin sic duan keta.

    Po,po, kjo qeveri dhe ky kryeminister jane te inkriminuar pa shpetim me mafian dhe drogen dhe nuk ja hedhin dot me deklarata leshi.

    Media italiane “Rai 3” ka publikuar një dokumentar mbi trafikun e drogës në vendin tonë.  ‘Narcotica’, emisioni italian që ka hetuar rrugën e drogës drejt Italisë, së fundmi ka hulumtuar edhe për Shqipërinë.

    Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis. Në lidhje me këtë dokumentar, kreu i qeverisë u shpeh se kjo nuk është gazetari, por veç fjalë që i merr era. 

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment