Aktualitet

DOKUMENT/ U shkarkua nga Rama, u quajt halabak dhe u arresua për tjetërsim pronash, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit drejt marrjes së postit të rëndësishëm

Siç shihet nga një një dokument i siguruar nga Dosja.al, djetori që dikur u quajt halabak dh era në pranga për tjetërsim pronash kërkon të marrë një post shumë të rëndësishëm në Bashkinë Durrës.
Featured image of article: DOKUMENT/ U shkarkua nga Rama, u quajt halabak dhe u arresua për tjetërsim pronash, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit drejt marrjes së postit të rëndësishëm Foto ilustruese

TIRANË- Në 25 tetor të vitit 2019, kohë kur Kryeministri Edi Rama çdo të mërkurë zgjidhet hallet e popullit, shkarkoi dhe një drejtor. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardian Iljazaj, i cili u shkarkua “live” nga Rama dhe mbi të u hodhën disa akuza.

Iljazaj ishte denoncuar nga një qytetar nëpërmjet platformës “Shqipëria që duam” dhe shkarkimi iu komunikua nga Rama në një mënyrë të pazakontë. “Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë. U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”, ishin këto fjalët e Ramës në atë kohë teksa po komunikonte shkarkimin e drejtorit të Hipotekës.

Por me sa duket se tetori i vitit 2019 duket i largët për qeverinë dhe Iljazajt, pasi tashmë ish-drejtori i shkarkuar “me ceremoni”, qenka bërë “djal i mbarë”. Siç shihet nga një një dokument i siguruar nga Dosja.al, djetori që dikur u quajt halabak dhe ra në pranga për tjetërsim pronash kërkon të marrë një post shumë të rëndësishëm në Bashkinë Durrës.

Dokumenti

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Durrës, ka hapur garën për pozicionin drejtor, por për këtë post kandidon vetëm Ardian Iljazaj. Tashmë emërimi i tij në këtë pozicion është një formalitet, pasi ai nuk ka asnjë konkurrent me të cilin mund të garojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkesë për publikimin e listës së konkurentëve të përzgjedhur nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Bazuar në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 20, 22, 25, VKM nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe në Urdhërin nr.205 datë 29.06.2020 “Për shpalljen e pozicioneve të paplotësuara për konkurim ”, kërkojmë publikimin e listës së konkurentëve të përzgjedhur nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Kandidati për këtë pozicion është Z.Ardian Iljazaj. Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.08.2020, në ambjentet e Bashkisë Durrës ora 11:00”, është ky njoftimi nga Bashkia Durrës.

Tashmë pritet data 7 gusht për të parë nëse “drejtori halabak” do të kthehet në një “djal të mirë” dhe do të emërohet dhe zyrtarisht në një pozicion shumë të lakuar.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “DOKUMENT/ U shkarkua nga Rama, u quajt halabak dhe u arresua për tjetërsim pronash, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit drejt marrjes së postit të rëndësishëm

  1. Shiheni pak, se cuditerisht u hoq nga faqja e bashkise Durres shpallja

Shto Koment